Kim Jong-un betohet që do të realizoj planin nuklear

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un është betuar që do të arrij të përmbush planin e tij nuklear. Qëllimi është që të vendos ekuilibër të forcave ushtarake me SHBA-të, është bërë e ditur nga mediat shtetërore. Komentet e Kim vijnë pas lansimit të një rakete mbi Japoninë, që është përshkruar si testi me rrezen e […]
Qëllimi është që të vendos ekuilibër të forcave ushtarake me SHBA-të, është bërë e ditur nga mediat shtetërore.
Komentet e Kim vijnë pas lansimit të një rakete mbi Japoninë, që është përshkruar si testi me rrezen e veprimit më të gjatë deri më tani.
E ky veprim i Kim Jong-un shkaktoi ndasi tek fuqitë botërore, të cilat ishin bashkë prapa sanksioneve të OKB-së ndaj Koresë së Veriut.












