Këto janë procedurat për formimin e qeverisë

Këto janë procedurat për formimin e qeverisë

Pasi që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mandatuar dje Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës, ky i fundit do t’i ketë 15 afat për prezantimin e kabinetit dhe votimin e qeverisë. Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu në një prononcim për “Indeksonline” ka shpjeguar procesin e votimit të Qeverisë dhe prezantimin e ministrave […]

Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu në një prononcim për “Indeksonline” ka shpjeguar procesin e votimit të Qeverisë dhe prezantimin e ministrave të rinj.

Ai beson se në seancën e cila do të mbahet nesër për votimin e qeverisë së re nuk do të ketë ndonjë ngecje të mundshme pasi PANA ka deklaruar se i ka 63 vota.

“Mandatari që e propozon koalicioni PANA, do të ketë në dispozicion një afat prej 15 ditësh, pas dhënies së mandatit nga Presidenti Thaçi, ku duhet ta ofroj listën e kabinetit qeveritar”, ka thënë ai.

Më tej, ai tregon se pas kësaj thirret një seance e re që i bie seanca e parë e rregullt ku do të duhej të votohej kabineti qeveritar.

“Nëse janë 62 vota e më tepër atëherë zyrtarisht kemi kabinetin e ri qeveritar. Mandatari i Qeverisë se re në seancën e parë të rregullt duhet të ofroj një program, ku pastaj votohet kabineti dhe pas kësaj konstituohen gjitha institucionet e vendit”, ka thënë ai.

Baraliu ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës në këtë rast është shumë e qartë në procedurat që duhet ndjekur, vetëm nëse siç ka thënë ai deputetët të cilët e kanë votuar kryetarin e kuvendit mund të mos e votojnë mandatarin e qeverisë së re.

“E vetmja pengesë mund të jetë nëse ndërron mendje dikush nga deputetët, të cilët e kanë votuar kryetarin e kuvendit, por eventualisht nuk e votojnë mandatarin e qeverisë. Por sipas deklarimeve të vetë PAN, nëse i posedojnë 63 vota atëherë qeveria e re do të votohet pa problem”, ka thënë Baraliu.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?