“Këta dy persona të gjejnë zgjidhje për krijimin e Ushtrisë”

“Këta dy persona të gjejnë zgjidhje për krijimin e Ushtrisë”

Çështja e formimit të Ushtrisë së Kosovës do të komplikohet edhe më shumë me kompetencat që kanë marrë përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët janë pjesë e Qeverisë së Ramush Haradinajt. Eksperti i çështjeve ushtarake, Ramadan Qehaja ka thënë se për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës duhet bërë më shumë trysni […]

Eksperti i çështjeve ushtarake, Ramadan Qehaja ka thënë se për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës duhet bërë më shumë trysni tek Lista Serbe. Megjithatë, ai është shprehur skeptik në reflektimin e këtyre të fundit për Ushtrinë e Kosovës.

“Ne kemi menduar që deri në fund të këtij viti, çështja e formimit të FAK-ut do të përmbyllet në favorin tonë sipas kërkesave ushtarake të Republikës së Kosovës. Mirëpo pas kësaj që u formua Qeveria me bekimin e Listës Serbe, kujtoj se do të komplikohet çështja e formimit të FAK-ut dhe kjo për ne nuk është situatë e volitshme, përkundrazi, kjo nuk duhet të lejohet. Kujtoj se me planin politik dhe diplomatik duhet të bëhet një trysni në mënyrë që Lista Serbe ta pranojë këtë çështje. Por a do e pranojnë ata apo jo, këtë nuk e di, edhe pse jam personalisht skeptik për këtë”, është shprehur ai.

Qehaja ka kujtuar armatimin që Serbia e ka siguruar nga Rusia, duke shtuar se Kosova në këtë drejtim është në pikën 0 pa Ushtrinë e saj.Sipas tij, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj duhet që me plan politik dhe diplomatik ta zgjidhin këtë çështje.

“Estabilishmenti ynë politik duhet ta ketë parasysh edhe një element, deri sa Serbia fqinje çdo ditë e më tepër po armatoset me armatim ofensiv, nga prodhimi rus, ne në fakt jemi në pikën zero sa i përket formimit të Ushtrisë. Kjo do të thotë që ne nuk jemi duke ndërmarrë masa vetmbrojtëse si shtet që jemi në formim e sipër. Ky është elementi kryesor që duhet kryeministri Haradinaj dhe presidenti i vendit të gjejnë zgjidhje politike dhe diplomatike lidhur me këtë çështje”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Qehaja ka përfunduar se Kosova nuk mund të quhet shtet funksional dhe i formësuar, pa pasur Ushtrinë e saj si shtyllë kryesore të sigurisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?