Kërkohet hetim i jashtëm për rastin e katër vdekjeve të dyshimta brenda QKUK

Drejtor Ekzekutiv i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “ KISCOMS ”, Xheladin Ujkani përmes një postimi në Facebook ka folur për rastin e katër vdekjeve të dyshimta brenda Klinikave të Kirurgjisë në QKU, raporton Gazeta Blic. Ai ka thënë se duhet edhe një hetim i jashtëm në lidhje me çështjen, nuk mjafton vetëm raporti […]
Ai ka thënë se duhet edhe një hetim i jashtëm në lidhje me çështjen, nuk mjafton vetëm raporti i komisioneve të brendshme të formuara nga drejtori Curr Gjocaj.
Ja postimi i plotë i Ujkanit:
Hetim i jashtem Per rastin e kater vdekjeve te dyshimta brenda Klinikave te Kirurgjise ne QKU, duhet edhe hetim i jashtem, pra jashte QKU-se.
Nuk mjafton vetem raporti i komisioneve te brendshme te formuara nga drejtori Curr Gjocaj. Pse hetim te jashtem…?
E para, per shkakun qe behet fjale per raste jo te zakonshme te cilat jane shqetesuese edhe per mu, ne radhe te pare si qytetar, si pacient, por edhe si profesionist. E dyta, hetimi i jashtem gjithesesi e ka besueshmerine me te madhe si nga qytetaret, si nga pacientet, po ashtu edhe nga profesionistet shendetesore dhe vet stafi i QKU-se. Mendoj qe kete hetim duhet ta kerkojne nga Institucionet vet Klinikat e Kirurgjise dhe drejtori Gjocaj. P.s. Une nuk besoj se behet fjale per leshime profesionale nga ana e mjekeve.












