Kërkesa e opozitës mbledh nesër Kryesinë e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër, e diel, nga ora 10:00. Sipas njoftimit, rendi i ditës është: Shqyrtimi i kërkesës së Grupit të deputetëve të Kuvendit për Seancë të jashtëzakonshme. Ndryshe, kërkesa e LDK-së për këtë seancë është për të diskutuar programin qeverisës të Ramush Haradinajt meqë kjo nuk u mundësua në […]
Sipas njoftimit, rendi i ditës është: Shqyrtimi i kërkesës së Grupit të deputetëve të Kuvendit për Seancë të jashtëzakonshme.
Ndryshe, kërkesa e LDK-së për këtë seancë është për të diskutuar programin qeverisës të Ramush Haradinajt meqë kjo nuk u mundësua në seancën e sotme të Kuvendit.
Kujtojmë se Ramush Haradinaj u zgjodh sot kryeministër i Kosovës.












