KE kërkon zbutje të masave për kontrollet kufitare

Komisioni Evropian njoftoi sot se do të rishqyrtojë rregullat që kanë të bëjnë me rivendosjen e kontrolleve në kufijtë e brendshëm të hapësirës Schengen, që vendet si Franca dhe Gjermani i konsiderojnë shumë të rrepta përballë kërcënimit ndërkufitar të terrorizmit. “Kodi i kufijve Schengen nuk mund të jetë mjaftueshëm i përshtatshëm për të përballuar […]
Komisioni Evropian njoftoi sot se do të rishqyrtojë rregullat që kanë të bëjnë me rivendosjen e kontrolleve në kufijtë e brendshëm të hapësirës Schengen, që vendet si Franca dhe Gjermani i konsiderojnë shumë të rrepta përballë kërcënimit ndërkufitar të terrorizmit.
“Kodi i kufijve Schengen nuk mund të jetë mjaftueshëm i përshtatshëm për të përballuar sfidat e reja në planin e sigurisë”, u shpreh sot komisioni për Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos në përfundim të një takimi të ministrave të Brendshëm evropianë në Bruksel.
“Së shpejti do të prezantojmë një paketë masash për të forcuar zonën e lëvizjes së lirë Schengen, duke përfshirë një propozim për të përditësuar rregullat e rivendosjes së përkohshme të kontrolleve”, vijoi Avramopoulos për median.
Ky njoftim vjen para përfundimit të afatit, brenda dy javëve të ardhshme të të gjitha përjashtimeve të përkohshme që zbatojnë disa vende për të kryer kontrolle kufitare në zonën e lëvizjes së lirë.












