Jevtiqit iu hodh poshtë aktakuza tri javë para se të bëhej zv/kryeministër

Jevtiqit iu hodh poshtë aktakuza tri javë para se të bëhej zv/kryeministër

Dalibor Jevtiq kishte një aktakuzë të ngritur për “keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar”. Tanimë zëvendëskryeministri i ri në Qeverinë e Kosovës nuk është i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi Gjykata hodhi poshtë aktakuzën ndaj tij. Rreth tri javë para se të emërohej në postin e zv/kryeministrit në qeverinë Haradinaj, Gjykata Themelore e […]

Tanimë zëvendëskryeministri i ri në Qeverinë e Kosovës nuk është i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi Gjykata hodhi poshtë aktakuzën ndaj tij.

Rreth tri javë para se të emërohej në postin e zv/kryeministrit në qeverinë Haradinaj, Gjykata Themelore e Prishtinës hodhi poshtë aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ndaj Dalibor Jevtiq.

Gjithashtu, aktakuza është hudhur poshtë edhe ndaj dy të pandehurve tjerë në këtë rast, zyrtarëve të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Nenad Stojçenoviç dhe Mihailo Prenliçeviç, të akuzuar po ashtu për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të lartcekurit nuk i kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe as që është vërtetuar se me veprimet e tyre i është sjell përfitim dikujt apo i është shkaktuar dëm, transmeton insajderi.

Jevtiq u emërua zëvendëskryeministër në qeverinë Haradinaj pasi partia të cilën ai përfaqëson, Lista Serbe, arriti një marrëveshje koalicioni me PDK-në, AAK-në, NISMA-n dhe AKR-në.

Anëtari i Listës Serbe kishte shërbyer si ministër për Kthim dhe Komunitete për tri vjet në Qeverinë Mustafa. Pikërisht gjatë kësaj periudhe, Prokuroria kishte ngritur aktakuzën për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” ndaj tij.

Ish-kryeministri Isa Mustafa kishte deklaruar se në kabinetin e tij qeveritar nuk do të shërbenin njerëz që kanë të ngritura aktakuza, por ish-shefi i qeverisë asnjëherë nuk e shkarkoi nga pozita Jevtiqin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?