Jakup Krasniqi tregon se a do të emërohet ministër i Arsimit

Pas arritjes së marrëveshjes mes koalicionit PAN dhe Aleancës Kosova e Re, raportohet se ka filluar edhe ndarja e posteve ministrore, shkruan Periskopi. Menjëherë pas marrëveshjes, u raportua se partisë së Behgjet Pacollit do t’i takojnë pesë ministri, në mesin e të cilave, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e […]
Menjëherë pas marrëveshjes, u raportua se partisë së Behgjet Pacollit do t’i takojnë pesë ministri, në mesin e të cilave, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, transmeton Periskopi.
Ndërsa, ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thuhet se do të emërohet nga partia Nisma, e cila është pjesë e koalicionit PAN.
Gjatë ditës së sotme, mediat përmenden emrin e akademikut Jakup Krasniqi, për të cilin u tha se do të emërohet në kuadër të kësaj Ministrie.
I Kontaktuar nga Periskopi, Krasniqi ka mohuar këto raportime, të cilët i quajti të ‘pavërteta’.
“Po sot në mëngjes e pashë edhe unë lajmin, dua të them se ky lajm nuk është i vërtetë, unë nuk do ta udhëheqë ministrinë e Arsimit”, tha Krasniqi për Periskopin.
Ai u pyet se nëse posti i ministrit ishte shkaku pse ai nuk u përfshi fare në listat e zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.
“Puna ime e gjatë në Parlament bëri që unë të mos marrë pjesë në këto zgjedhje. Dua t’ju lë hapësirë të tjerëve që të marrin pjesë dhe të tregojnë punën e tyre”, deklaroi Krasniqi./Periskopi












