Jahti me 40 milionë euro hashash, drejtohej nga shqiptarë (Video)

Guardia di Finanza publikoi pamjet e operacionit që çoi në ndalimin e jahtit me 4 tonë drogë, në bordin e të cilit ndodheshin 3 shtetas shqiptarë, të cilët u arrestuan. Sipas Njësisë Operacionale të Barit, trafikantët fillimisht tentuan t’i shpëtojnë ndjekjes, duke mos iu bindur thirrjeve për ndalim, por arratinë nuk e patën të gjatë. […]

Guardia di Finanza publikoi pamjet e operacionit që çoi në ndalimin e jahtit me 4 tonë drogë, në bordin e të cilit ndodheshin 3 shtetas shqiptarë, të cilët u arrestuan.
Sipas Njësisë Operacionale të Barit, trafikantët fillimisht tentuan t’i shpëtojnë ndjekjes, duke mos iu bindur thirrjeve për ndalim, por arratinë nuk e patën të gjatë.

Në brendësi të mjetit luksoz, i gjatë 17 metra, i pajisur me flamur amerikan dhe që dyshohet të jetë marrë me qira, u gjetën 185 pakot me kanabis, vlera e të cilit në tregun italian do të kalonte 40 milionë eurot.

Zyrtarë të Guardia di Finanza deklaruan se për këtë rast dha bashkëpunimin e saj edhe policia shqiptare.

Nga hetimet e para rezulton që jahti të jetë nisur nga bregdeti malazez dhe që tre trafikantët, të moshave 54, 28 dhe 26 vjeç dhe banues në Tiranë e Durrës, të kenë ikur në këtë vend duke shfrytëzuar kufirin shqiptar.

Zyrtarët e GdF nënvizuan se hetimet janë përqendruar në zbulimin e origjinës së drogës, e cila është një nga sasitë më të mëdha të kanabisit që është sekuestruar kohët e fundit. Në total për këtë vit janë kapur 28 tonë dhe janë arretsuar 35 skafistë e trafikantë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?