Ja çfarë thotë raporti i vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet e 11 qershorit

Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë nga Bashkimi Evropian (EU EOM) sot ka prezantuar raportin final mbi zgjedhjet legjislative të 11 qershorit. “Raporti përmban një vlerësim mbi procesin zgjedhor dhe ofron 26 rekomandime për përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore në Kosovë”. “Misioni ishte i udhëhequr nga Shefi i Misionit, Alojz Peterle, anëtar i […]
Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë nga Bashkimi Evropian (EU EOM) sot ka prezantuar raportin final mbi zgjedhjet legjislative të 11 qershorit.
“Raporti përmban një vlerësim mbi procesin zgjedhor dhe ofron 26 rekomandime për përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore në Kosovë”.
“Misioni ishte i udhëhequr nga Shefi i Misionit, Alojz Peterle, anëtar i Parlamentit Evropian nga Sllovenia, i cili u kthye në Kosovë për dy ditë që t’ua prezantojë raportin autoriteteve në Kosovë, Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), partive politike, shoqërisë civile dhe mediave”, shkruan në komunikatën e vëzhguesve të BE-së.
“Raporti final i EU EOM-it reflekton gjetjet e deklaratës preliminare, ku është gjetur se zgjedhjet ishin vërtetë konkurruese në pjesën më të madhe të Kosovës, por nevojitej vullnet politik për t’i adresuar dobësitë e vjetra si dhe problemet e frikësimit në zonat me serbë të Kosovës”.
“Duke theksuar nevojën për adresimin e frikësimit, Peterle bëri thirrje për ‘veprim më të vendosur’ nga organet me ndikim, duke thënë se ‘votuesit nga të gjitha komunitetet meritojnë një proces të lirë demokratik’”.
Prezantimi i Raportit Final përmbyll punën e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian mbi zgjedhjet legjislative, që ishte në Kosovë nga maji deri në qershor, dhe vëzhgoi të gjitha aspektet e procesit zgjedhor, transmeton Klan Kosova.
Peterle do të vazhdojë rolin e Shefit të Misionit për misionin e ri të vëzhgimit të zgjedhjeve për zgjedhjet komunale të 22 tetorit, që zyrtarisht u hap sot.
Raportin e plotë final, bashkë me tabelën e rekomandimeve, mund ta gjeni në linkun poshtë:
https://eeas.europa.eu/sites/eeas/files/final_report_eom_kosovo_june_2017_albanian.pdf












