“Ismail Morina e ka vendosur, më mirë i vdekur se në Serbi”

“Ismail Morina e ka vendosur, më mirë i vdekur se në Serbi”

Ballist Morina qëndron i vendosur për të mos u ekstraduar në Serbi. Madje ai paralajmëron se mund edhe të vrasë veten nëse nuk do të ketë zgjidhje tjetër.  Në një prononcim ekskluziv për “Ora News” bashkëshortja e tij Federica Lo Toro thekson se pas tre muajve qëndrimi në qeli, gjendja e Morinës është e rënduar.  Ismail […]

Ballist Morina qëndron i vendosur për të mos u ekstraduar në Serbi. Madje ai paralajmëron se mund edhe të vrasë veten nëse nuk do të ketë zgjidhje tjetër.  Në një prononcim ekskluziv për “Ora News” bashkëshortja e tij Federica Lo Toro thekson se pas tre muajve qëndrimi në qeli, gjendja e Morinës është e rënduar.

 Ismail Morina i mbiquajtur si “njeriu i dronit” gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri i qëndron vendimit për të mos shkuar në Serbi. Edhe pse ndaj tij gjykatat kroate kanë dhënë vendim ekstradimi, vetë ballisti paralajmëron veprime ekstreme. Në një prononcim për “Ora News” bashkëshortja e Ismailit, Federica Lo Toro konfirmoi një tezë tronditëse: Më mirë i vdekur se në Beograd

Prononcimi i Federica Lo Toro

Ma konfirmoi edhe para një dite dhe me një qetësi vërtetë tronditëse, që nëse gjërat nuk shkojnë mirë, ai mbetet i vendosur për ti dhënë fund. Më ka thënë që në Serbi nuk ka për të shkuar sido që të jetë përfundimi, më mirë largohem nga kjo botë më tha se sa të shkoj atje. Po mundohemi ta motivojmë, por është shumë e vështirë për të.

Gjendja e tij fizio-psikike pas 3 muajve në qelinë e burgut të Dubrvonikut është mjaft e rënduar. Ismaili ka rënë shumë nga pesha, madje ka edhe probleme të theksuara me shikimin, kjo ndoshta për shkak të kohës së gjatë që qëndron në errësirë në dhomën e burgut, megjithatë në krahasim me herët e fundit është pak më mirë, megjthëse gjendja psikologjike vijon të jetë e rënduar.

Bashkëshortja e Morinës, Federica e cila e ka ndjekur hap pas hapi çështjen u shpreh se pas vendimit për ekstradim të gjykatës së parë dhe asaj të lartë të Kroacisë, shpresat janë të mbështetura vetëm tek azili politik, një vendim që i takon ministrisë së brendshme

Ne do e dërgojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që më pas të kemi të drejtë ta dërgojmë në Strasburg, por realisht nuk kemi shpresë tek Gjykata Kushtetuese.

Shpresat tona janë të mbështetura tek ministri i brendshëm, i cili ka kompetencën për ti akorduar Ismailit azilin politik. Është kryer një intervistë paraprake me Ismailin. Tani presim që autoritetet të zhvillojnë intervistën kryesore dhe shpresojmë që në Janar ti jepet e drejta e azilit politik.

Ndërsa për sa i përket pengesës që mund ti bëj ekstradimit të Ismailit ministri i drejtësisë, nuk kemi besim, pasi Kroacia po kërkon të mbajë një qëndrim krejtësisht neutral.

Federica e cila është nëna e dy fëmijëve të Ismailit dhe është në pritje të fëmijë së 3-të, theksoi gjithashtu se nuk kanë qenë në dijeni të urdhrit të arrestit, madje kanë kontrolluar nëpërmjet Interpolit deri një vit pas ngjarjes, teksa urdhri është lëshuar nga prokuroria serbe në tetor të 2016-ës, pra dy vite pas ndeshjes Serbi-Shqipëri. Në lidhje me mbështetjen e autoriteteve shqiptare ajo u shpreh se ka pasur lëvizje konkrete por është një çështje shumë delikate ndaj shton se e kupton vështirësinë e Shqipërisë në këtë rast.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit