Institucionet injorojnë investimet nga diaspora

Institucionet injorojnë investimet nga diaspora

Diaspora vazhdon të ketë një rol mjaft të fuqishëm në ekonominë e Kosovës. Por, qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë, kërkojnë nga institucionet kompetente në Kosovë që t’u krijojnë ambient më të përshtatshëm për investime. Sipas tyre, problemi kryesor qëndron tek mungesa e sigurisë së investimeve […]

Por, qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë, kërkojnë nga institucionet kompetente në Kosovë që t’u krijojnë ambient më të përshtatshëm për investime. Sipas tyre, problemi kryesor qëndron tek mungesa e sigurisë së investimeve të tyre.

Yll Blakaj, kryetar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Evropë tha për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë ka sektorë të leverdishëm për investime, por që problemet aktuale, sidomos qasja në prona, ka bërë që qytetarët të hezitojnë të realizojnë investimet në Kosovë.

“Problemi kryesor është siguria në investime. Nuk presim të garantojnë investimet, por të sigurohen investimet. Investitori i diasporës vjen e blen një pronë, e privatizon atë dhe nuk ka mundësi që të ketë qasje në të. Këto fakte tregojnë se klima mund të përmirësohet”, tha Blakaj.

Ndryshe, ky rrjet deri më tani nuk ka arritur që të mbledh informacione sa është numri i bizneseve me pronar nga Kosova në gjithë Evropën. Por, tregon se vetëm në Gjermani operojnë mbi 10 mijë biznese, kurse në Austri mbi 150 biznese me pronarë nga Kosova.

Për kushtet jo të volitshme për investime në Kosovë flasin edhe udhëheqës të kompanive nga diaspora.

Kujtim Tali jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është pronar i kompaninë ‘3CIST’, që në Kosovë vepron që nga viti 2009. Kjo kompani aktualisht ka 110 punëtorë dhe merret me shërbime profesionale në rrafshin global për operatorët e telekomunikimit.

Kryetar i Bordit në këtë kompani, Kujtim Tali thotë për Radion Evropa e Lirë se në fushën e të bërit biznes në Kosovë nevojiten ndryshime.

“Kushtet janë jo të mira, posaçërisht në veprimtarinë që merremi ne. Ka shumë mosdije dhe injorancë nga institucionet, posaçërisht në Administratën Tatimore të Kosovës, në atë të mirëqenies sociale si dhe në sektorin financiar. Por, nga të gjitha në pozitë më të keqe është gjyqësori. Bazuar në të gjitha këto, ambienti për investime në Kosovë për diasporën mbetet i pavolitshëm”, thotë Tali

Por, autoritetet kompetente në Kosovës vazhdimisht kanë pohuar përpjekjet për përmirësim në sektorin privat, konkretisht për investime nga qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të botës.

Për këtë qëllim në vitin 2014, në Ministrinë e Diasporës është krijuar Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë. Naim Dedushaj, drejtor në Drejtorinë për investime në këtë Ministri, tha për Radion Evropa e Lirë se kontributi i diasporës për Kosovën ka qenë dhe vazhdon të jetë i madh, por që problemet për të investuar janë të pranishme.

Investimet nga diaspora, thotë ai, duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë.

Megjithatë Dedushaj, thotë se mbi 2000 biznese të diasporës kanë investuar në Kosovë.

“Pra, Qeveria e Kosovës duhet të trajtojë diasporën si një çështje të veçantë. Interesimi i diasporës është i madh për të investuar. Por, nëse Qeveria e Kosovës është e gatshme për t’i ofruar projekte konkrete diasporës, me siguri se investojnë”, tha Dedushaj.

Ndërkaq, Yll Blakaj, konsideron se është koha e fundit që institucionet e Kosovës të krijojnë kushte më të favorshme për diasporën, pasi sipas tij, ka indikacione se qysh gjatë dy viteve të ardhshme remitencat mund të bien ndjeshëm.

“Emocionet kanë filluar të zbehen për të dërguar remitenca”, thotë Blakaj.

“Fëmijët tanë në diasporë shikojnë të bëjnë biznese ku fitohet më lehtë dhe jo ku ngufaten në forma të ndryshme”, thekson ai.

Përveç investimeve të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, këta qytetarë dërgojnë shuma të mëdha të mjeteve financiare tek familjet e tyre.

Shuma e këtyre parave, sipas të dhënave zyrtare, për çdo vit arrin në mbi gjysmë miliard euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?