Ilir Deda ka një paralajmërim të keq për koalicionin ‘PANA’

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, duke lëshuar Kuvendin ka thënë para medieve se do të kthehen, por se 15 minutëshi i PDK-së, sipas tij, është gjithmonë i gjatë dhe se ata po luajnë me deputetët e partive tjera. Ai ka thënë se PANA nuk do të jetë funksionale por shumicë e pazareve. “Uroj që sa […]
Ai ka thënë se PANA nuk do të jetë funksionale por shumicë e pazareve.
“Uroj që sa më shkurt të zgjat shumica e tyre”, duke shtuar se nuk beson që do të ketë jetëgjatësi ky koalicion.
Ai ka shtuar se do të kthehen në seancë, duke treguar se PANA sigurt po pret kthimin e Listës Serbe.
Deda ka thënë se pa Listën Serbe nuk do të ketë seancë, dhe se kanë informacione se ata do të jenë në Kuvend rreth orës 19:30.












