Ia grabiti çantën një gruaje në Prishtinë, ja çfarë dënimi merr nga Gjykata

Ia grabiti çantën një gruaje në Prishtinë, ja çfarë dënimi merr nga Gjykata

  Me tre vjet e gjashtë muaj burgim dhe 1.000 euro gjobë është dënuar Milaim Canolli nga Gjykata e Prishtinës. Canolli akuzohej për grabitjen e çantës nga krahu i Fatime Hajdarit. Ngjarja për të cilën është dënuar Milaim Canolli ka ndodhur më 27 janar të këtij viti në Prishtinë, derisa viktima ishte duke u kthyer […]

 

Me tre vjet e gjashtë muaj burgim dhe 1.000 euro gjobë është dënuar Milaim Canolli nga Gjykata e Prishtinës.

Canolli akuzohej për grabitjen e çantës nga krahu i Fatime Hajdarit.

Ngjarja për të cilën është dënuar Milaim Canolli ka ndodhur më 27 janar të këtij viti në Prishtinë, derisa viktima ishte duke u kthyer në shtëpi.

Dënimin e Canollit e ka bërë publike Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda.

Aktakuza e ngarkonte Milaim Canollin se më 27 janar të këtij viti në orën 16:12 në Prishtinë në rrugën “Azem Bejta”, me qëllim që vetes t’i sjellë përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme duke përdorur dhunën dhe kanosjen, e duke sulmuar jetën apo trupin e të dëmtuarës Fatime Hajdari, nën kërcënimin e thikës me njërën dorë, ndërsa me tjetrën duke mbajtur viktimën, i ka grabitur të dëmtuarës çantën nga krahu i djathtë.

Në çantë, gjendeshin portofoli me 145 euro dhe një telefon celular i tipit iPhone 7.

Më tej, në momentin kur Fatime Hajdari ishte kthyer kah ai dhe ia kishte zbuluar fytyrën, tani më i dënuari Canolli ishte bërë agresiv dhe për këtë disa herë e kishte goditur viktimën gjersa e njëjta kishte rënë në tokë ku e kishte lënduar gjurin.

Ai kishte arritur të largohej prej aty dhe gjësendet ia kishte marrë, kurse çantën ia kishte hedhur në tokë dhe më pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.Më vonë, Canolli ishte arrestuar nga Policia dhe ishte identifikuar nga viktima përmes procedurës standarde të verifikimit në mesin e personave të tjerë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?