Humb jetën një kosovar në Shëngjin

Një kosovar ka humbur jetën sot në bregdetin shqiptar të Shëngjinit. “Gjatë ditës së sotme dy turistë kosovarë kanë hyrë në det në plazhin e Shengjinit dhe si pasojë e detit të trazuar njëri prej tyre nuk ka arritur të dal në breg”- thonë burime zyrtare. Në orën 12:55 një telefonatë ka njoftuar QNOD […]
Një kosovar ka humbur jetën sot në bregdetin shqiptar të Shëngjinit.
“Gjatë ditës së sotme dy turistë kosovarë kanë hyrë në det në plazhin e Shengjinit dhe si pasojë e detit të trazuar njëri prej tyre nuk ka arritur të dal në breg”- thonë burime zyrtare.
Në orën 12:55 një telefonatë ka njoftuar QNOD ( Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare). Telefonata është bërë nga turisti i dytë.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Forca Detare ka aktivizuar anijen e gatshme në Shëngjin.
Anija “Drini” i është drejtuar zonës ku është zhdukur njëri nga turistët kosovarë.
Në këtë moment vazhdon operacioni i kërkim shpëtimit nga anija si dhe jane nisur polumbaret.












