Hoti: Vazhdimi i seancës varet prej pazareve të ulëta të PAN-it

Shefi i grupit parlamentar të LA-së, Avdullah Hoti ka thënë se PAN kanë kërkuar që seanca të mbahet në orën 10:00, por ata nuk po shihen askund as tash në fillim të seancës së orës 11:00. Hoti e quan fatkeqësi faktin që për shkak të pazareve të ulta të PAN, mund të shtyhet seanca […]
Shefi i grupit parlamentar të LA-së, Avdullah Hoti ka thënë se PAN kanë kërkuar që seanca të mbahet në orën 10:00, por ata nuk po shihen askund as tash në fillim të seancës së orës 11:00.
Hoti e quan fatkeqësi faktin që për shkak të pazareve të ulta të PAN, mund të shtyhet seanca sërish.
”Duke qenë se është arritur një koalicion me pazare të ulëta, me kontrbandim të deputetëve., ata mund ta shtyjnë sërish seancën. Nuk i dihet, varet krejt prej pazareve të PAN. Ka pazare për poste, për projekte’’, ka thënë Hoti, transmeton Periskopi.
Kryesuesi i Kuvendit para pak minutash e shtyu seancën për në orën 14:00, pasi PAN nuk u paraqit në sallë./Periskopi/












