Hoti: Haradinaj do i jap energji vendit

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të shtunën, më 9 shtator, seancën ku është formuar qeveria e re e Kosovës me në krye Ramush Haradinajn, shkruan Gazeta Intro. Qeveria e re, e konsoliduar pas 3 muajsh ngërçi politik që i pasoi zgjedhjet e 11 qershorit, është parë me skepticizëm nga shumë figura të politikës vendore dhe […]
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të shtunën, më 9 shtator, seancën ku është formuar qeveria e re e Kosovës me në krye Ramush Haradinajn, shkruan Gazeta Intro.
Qeveria e re, e konsoliduar pas 3 muajsh ngërçi politik që i pasoi zgjedhjet e 11 qershorit, është parë me skepticizëm nga shumë figura të politikës vendore dhe analistë.
Arsye për këtë, mes tjerash, është edhe përbërja e koalicionit qeverisës dhe numrat e tyre në parlament.
Megjithatë, profesori universitar i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, ka thënë për Gazetën Intro se numrat nuk janë problem.
“Jetëgjatësia e qeverisjes së një vendi vjen si rezultat i mendësise politike që kanë subjektet dhe individët në vendin përkatës. Ekzistenca e numrave (ulëseve) në parlament nuk është garancë e jetëgjatesise dhe suksesit në qeverisje. Si shembull ke qeverisjen paraprake e cila ishte e parrezikuar fare nga numrat porse ishte qeverisja më e brishtë dhe më e pasuksesshme e pasluftës në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Më tutje, ai është shprehur se qeverisja do të jetë e komplikuar, por e sheh me pozitivitet ardhjen e Ramush Haradinajt në krye të qeverisë.
“Mendoj se z. Haradinaj do i jep energji vendit dhe nga veprimet e tija në nismë të qeverisjes varet edhe rrjedha e mëtejme e tij. Nuk ka dilemë që ai duhet të fillojë me tema të nxehta dhe urgjente sic janë liberalizimi i vizave, lufta kundër krimit dhe korrupsionit duke krijuar hapësirë për meritokraci dhe zhvillim ekonomik e të ngjajshme. Është shumë e qartë që struktura qeverisëse duket se është e komplikuar porse një lidership i mirëfillte mund ta drejtoj që ajo të ecën për së miri dhe për së mbari”, ka shtuar ai.












