Hoti: Është për keqardhje që qeveria do të varet nga Lista Serbe

Hoti: Është për keqardhje që qeveria do të varet nga Lista Serbe

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar ngjarjet e fundit politike në vend, në veçanti për procesin për krijimin e institucioneve të reja. Duke folur për largimin e Aleancës Kosova e re nga koalicioni me LDK’në dhe Alternativën, Hoti ka thënë se vetëm një ditë para bashkimit të AKR’së me koalicionin PAN, anëtarë të AKR’së […]

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar ngjarjet e fundit politike në vend, në veçanti për procesin për krijimin e institucioneve të reja.

Duke folur për largimin e Aleancës Kosova e re nga koalicioni me LDK’në dhe Alternativën, Hoti ka thënë se vetëm një ditë para bashkimit të AKR’së me koalicionin PAN, anëtarë të AKR’së kishin deklaruar se raportet ndërmjet tyre ishin shumë të mira.

“Mendoj që ka qenë koalicioni më i natyrshëm, edhe është parë se si është pritur tek elektorati i LDK’së, AKR’së dhe i Alternativës dhe tjerëve”, ka thënë Hoti në RTV21.

“Dy muaj pas zgjedhjeve kemi pasur një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë, ju mund t’i shihni deklarimet e zyrtarëve të AKR’së ndoshta një ditë para kësaj, ata i kanë dhënë vlerësimet më të mira për mënyrën se si po funksionon koalicioni, që nënkupton se krejt këto janë të paqena”, është shprehur ai.

Hoti po ashtu ka thënë se e vlerëson bashkëpunimin që kanë pasur me AKR’në , duke shtuar se i vjen keq për vendimin e saj për bashkim me PAN’in.

“Më vjen keq që i bashkohet një koalicioni dhe e bën krejt qeverinë e vendit të varur prej deputetëve të Listës Serbe”.

“Me keqardhje i kam parë titujt e mediave në ditët e fundit, kur thuhet që po prolongohet ende themelimi i institucioneve, edhe pse u arrit marrëveshja e PAN’it me AKR, sepse Lista Serbe ka shkuar në Beograd të konsultohet me presidentin e Serbisë. Kjo është për keqardhje”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?