Hoti: Çfarë i premtuat Listës Serbe në këmbim të votës?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, ka thënë se Kosova po hyn në një fazë të errët, pas 3 muaj vonesë janë themeluar institucionet e vendit përmes tri metodave secila më e dëshmshme dhe e turpshme se tjetra. “Nga sot vendi po hynë në krizë të përgjithshme, të degradimit institucional të Kosovës. Kjo është […]
“Nga sot vendi po hynë në krizë të përgjithshme, të degradimit institucional të Kosovës. Kjo është fatkeqësi për veëndin për këtë koalicion qeverisës”, ka thënë Hoti gjatë seancës parlamentare.
Sipas tij wshtë e pafalshme që të kthehent ndikimi i plotë i Beogradit. Qytetarët e Kosovës nuk do të falin këta njerëz që shiten si çlirimtartë.
“Puna e luftimit të korrupsionit nuk është kryer përfundimisht, LDk bashkë me qytetrët nuk do të lejohnë këtë qeveri të kthejnë vendin mbrapa”, ka theksuar ai.
Hoti është shprehur i bindur se partia e tij do të fitojë luftën për të rrëzuar këtë qeveri.
“LDK bashkë me qytetarët nisin luftën për rrëzimin e kësja qeverise dhe do të luftojmë për zgjedhjet e reja”, ka shtuar ai.
Hoti ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj të tregojë se çfarë i ka premtuar Listes Serbe në këmbim të votës.












