Holanda ‘ultimatum’ Tiranës: Godisni grupet shqiptare të kokainës

Holanda ‘ultimatum’ Tiranës: Godisni grupet shqiptare të kokainës

Franca dhe Holanda kërkojnë më shumë bashkëpunim me Policinë shqiptare në lidhje me goditjen e kriminalitetit dhe frenimin e azilkërkuesve që shfrytëzojnë lëvizjen pa viza në zonën Shengen, shkruan “Panorama”. Përfaqësues të Policisë shqiptare morën pjesë në Konventën e Shefave të Policive Europiane, mbajtur në selinë e EUROPOL në Hagë, më 6 dhe 7 shtator. […]

Përfaqësues të Policisë shqiptare morën pjesë në Konventën e Shefave të Policive Europiane, mbajtur në selinë e EUROPOL në Hagë, më 6 dhe 7 shtator. Në këtë aktivitet, drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare, Haki Çako, u takua me delegacionin e Policisë së Francës, një shtet që në periudhën korrik-gusht ngriti sinjalet e alarmit për numrin e azilkërkuesve nga Shqipëria. Në takimin me delegacionin e Policisë franceze u diskutua parandalimi i azilkërkuesve shqiptarë me destinacion vendet europiane, veçanërisht Francën. “Bashkëpunimi me Policinë shqiptare ka sjellë rënien e numrit të shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil në Francë”, theksoi kryesuesi i delegacionit francez, Jean-Philippe Lecouffe, drejtor i Policisë Gjyqësore në Xhandarmërinë Kombëtare Franceze. “Zyra e shtypit e Policisë theksoi se bashkëpunimi ndërpolicor u diskutua dhe lidhur me goditjen e grupeve kriminale shqipfolëse, të cilat operojnë në territorin francez, duke dakordësuar ngritjen e grupeve hetimore të përbashkëta, me qëllim hetimin, dërgimin para organeve të drejtësisë të autorëve të këtyre veprave penale, si dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale që burojnë prej tyre”. Nga ana tjetër, në deklaratë thuhet se në qendër të diskutimeve me delegacionin e Policisë holandeze ishte intensifikimi i bashkëpunimit policor dypalësh, së pari në luftën ndaj krimit të organizuar, sidomos të organizatave kriminale shqipfolëse, të cilat operojnë kryesisht në trafikimin e lëndëve narkotike (kokainë) nga Holanda në drejtim të vendeve të tjera europiane; së dyti, në identifikimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, të cilët fshihen në territorin holandez. “Homologët holandezë u angazhuan në një shkëmbim më të lartë informacioni me palën shqiptare, ndërsa u dakordësua ngritja e grupeve hetimore të përbashkëta”, theksoi Policia. Sipas saj, gjatë takimit të zhvilluar me delegacionin e Policisë spanjolle u diskutua rritja e bashkëpunimit në identifikimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar që fshihen në territorin spanjoll:

në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të tjera, duke realizuar edhe operacione të përbashkëta ndërpolicore: në identifikimin e kontingjentit kriminal shqipfolës etj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?