Haziri: Nëse Haradinaj mund ta ndryshoj ligjin për Demarkacionin, ia jap dorën

Haziri: Nëse Haradinaj mund ta ndryshoj ligjin për Demarkacionin, ia jap dorën

Janë bërë më shumë se dy vite që kur është nënshkruar marrëveshja për demarkimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Mirëpo, nga ky ligj nuk pajtohet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili po shprehet tejet i bindur se kjo marrëveshje është me plotë gabime. Andaj sipas tij, e njëjta sapo të formohet qeveria […]

Janë bërë më shumë se dy vite që kur është nënshkruar marrëveshja për demarkimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Mirëpo, nga ky ligj nuk pajtohet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili po shprehet tejet i bindur se kjo marrëveshje është me plotë gabime. Andaj sipas tij, e njëjta sapo të formohet qeveria e re duhet të përmirësohet dhe të vendoset një ligj i ri që kufiri me shtetin fqinj të jetë në pikat Kullë dhe Çakorr.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar për ‘Indeksonline’ këto deklarata të Haradinajt duke cilësuar si thashetheme të kota.

Sipas, Hazirit s’ka asnjë fuqi që mund ta ndryshojë ligjin i cili është miratuar në qeveri.

Më tej, ai ka theksuar se në atë ditë që e sjellin në Kuvend ligjin e ri për këtë çështje, LDK do ta vlerësojë dhe do të jep qëndrimin e saj për votën.

“Këto janë vetëm fjalë të z.Haradinaj, ata duhet që ta sjellin në Kuvend, mandej ne e vlerësojmë. Ligji nuk ka thashetheme  as nuk ka komente logjike, pra ligji është ligj dhe në momentin që e sjellin atë në Kuvend atëherë ne e vlerësojmë. Për momentin është një ligj i miratuar në qeveri dhe ai ligj i njëjti ka me u procedu në Kuvend. Kur të vjen ne e vlerësojmë dhe japim qëndrimin tonë për votën që duhet të jepet”, ka thënë Haziri.

Tutje, Haziri ka thënë qartë se nuk ka asnjë fuqi që e ndryshon atë ligj, por nëse kanë fuqi me ndryshu atë ligj, ai personalisht ka thënë se do të ua  jap dorën dhe do t’i përshëndes.

Ndryshe, kujtojmë se sot është vendosur nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës që seanca për votimin e qeverisë  të mbahet sot (e shtunë) në ora 16:00. Ku mandatar i kësaj nga koalicioni PAN është Ramush Haradinaj./Indeksonline

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?