‘Hashim thuaj Ukës…’ – ‘Hashim thuaj Isës…’ (Foto)

Në Prishtinë sot është bërë shugurimi i katedrales “Nëna Terezë”, ku për ta kryer këtë ceremoni kishte ardhur nga Vatikani i dërguari special i Papës, Ernest Simoni. Prezent në këtë ceremoni ishin krerët më të lartë të shtetit, politikanë, familje të dëshmorëve, përfaqësues të bashkësive fetare e personalitete të ndryshme. Krejt në rreshtat e parë […]
Në Prishtinë sot është bërë shugurimi i katedrales “Nëna Terezë”, ku për ta kryer këtë ceremoni kishte ardhur nga Vatikani i dërguari special i Papës, Ernest Simoni.
Prezent në këtë ceremoni ishin krerët më të lartë të shtetit, politikanë, familje të dëshmorëve, përfaqësues të bashkësive fetare e personalitete të ndryshme.
Krejt në rreshtat e parë dhe fare pranë njëri tjetrit, ashtu siç e do zakoni, ishin ulur edhe presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Isa Mustafa. Që të dy, gjatë gjithë kohës, u panë në disponim të mirë dhe shkëmbyen fjalë të shumta së bashku.
Mustafa e bëri të qeshë disa herë presidentin Thaçi, kurse ky i fundit siç duket i vazhdonte batutat në anën e tij të djathtë, ku ishte ulur djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Uka.
Madje, për një moment u la përshtypje se presidenti Thaçi po luante rolin e “postierit” në mes të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe djalit të presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Për më tepër shikoni fotografitë e realizuara nga gazeta “Zëri” më poshtë.













