Hashim Thaçi: Nuk ka pëlhurë që mbulon madhështinë kombëtare të Skënderbeut

Pas polemikave që shkaktoi “mbulimi” i monumentit të Skënderbeut me ekran gjatë faljes së namazit të Bajramit të premten, për këtë çështje ka folur sot edhe Hashim Thaçi. Presidenti i vendit Hashim Thaçi, mori pjesë në meshën e shugurimit të katedrales ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë, ku ndër të tjera foli edhe për mbulimin e shtatores […]
Pas polemikave që shkaktoi “mbulimi” i monumentit të Skënderbeut me ekran gjatë faljes së namazit të Bajramit të premten, për këtë çështje ka folur sot edhe Hashim Thaçi.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, mori pjesë në meshën e shugurimit të katedrales ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë, ku ndër të tjera foli edhe për mbulimin e shtatores së Skënderbeut.
Thaçi tha se nuk ka pëlhurë që mund të mbulojë madhështinë kombëtare të Gergj Kastriotit, raporton Periskopi.
“Me këtë rast, më lejoni të përsëris faktin se jemi krenar se nga populli ynë dolën dy figura të mëdha, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Nënë Tereza. Prandaj, dua të theksoj fuqishëm se nuk ka bez as pëlhurë, të bardhë apo të zezë, që mbulon madhështinë kombëtare dhe civilizuese të Gjergj Kastriotit, atletit të krishterimit”, tha Thaçi/Periskopi/












