Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli bisedojnë për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Presidenti i vendit dhe zëvendëskryeministri Pacolli bisedojnë për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, të cilin e ka uruar për pozitën e re. Në këtë takim sipas njoftimit nga Presidenca është biseduar […]
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, të cilin e ka uruar për pozitën e re.
Në këtë takim sipas njoftimit nga Presidenca është biseduar për bashkërendimin e agjendës së politikës së jashtme të Kosovës, e cila ka për qëllim forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Do të vazhdojmë me procesin e njohjeve, të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, dinamizmin e diplomacisë ekonomike dhe kulturore. Për të gjitha këto kam besim të plotë dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me zëvendëskryeministrin e parë, Pacolli” ka thënë presidenti.












