‘Haradinaj u tregua burrë i ligë – nuk më ndihmoi kur u dashtë’

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu i ka dalë në mbështetje kryeministrit Ramush Haradinaj, pas polemikave që ky i fundit i pati me një gazetare, gjatë një konference për media, shkruan Periskopi. Pas pyetjes që gazetarja ia bëri lidhur me qëndrimin e SHBA’ve për marrëveshjen e Demarkacionit, pas vendimit të tij për shkarkimin e Murat Mehës […]
Pas pyetjes që gazetarja ia bëri lidhur me qëndrimin e SHBA’ve për marrëveshjen e Demarkacionit, pas vendimit të tij për shkarkimin e Murat Mehës dhe Komisionit për Demarkacion, Haradinaj tha se ”Shumica e gazetarëve nuk e dinë gjuhën angleze dhe se duhet të shkojnë më shumë në shkollë”.
Spahiu, duke komentuar këtë deklaratë të Haradinajt, në Info Magazine të Klan Kosovës tha se të ofenduar duhet të ndihen vetëm gazetarët e padijshëm.
Ai foli edhe për disa përvoja personale që i kishte pasur me Haradinajn.
”Unë kam punuar bashkë me Ramushin, nuk i kam unë asnjë borxh, ai mua më ka borxh. Kur më është dasht për mem ndihmuar nuk më ka ndihmuar, është treguar burrë i ligë.
”Kam qenë i interesuar të më ndihmojë në atë kohë, e nuk më ka ndihmuar. Qëndrimi im nuk varet nga pozicioni personal” ka përfunduar ai./Periskopi












