Haradinaj sërish mund të arrestohet me urdhër-arrest të Serbisë, flet Vuçiqi

Formimi i Qeverisë Haradinaj është duke u varur nga votat e Listës Serbe, e cila sot ka shkuar në Beograd për t’u konsultuar me qeverinë serbe në lidhje me vendimin për përkrahjen e Haradinajt apo jo. E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se Beogradi zyrtar nuk do të ndryshojë qëndrimin ndaj Ramush […]
Formimi i Qeverisë Haradinaj është duke u varur nga votat e Listës Serbe, e cila sot ka shkuar në Beograd për t’u konsultuar me qeverinë serbe në lidhje me vendimin për përkrahjen e Haradinajt apo jo.
E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se Beogradi zyrtar nuk do të ndryshojë qëndrimin ndaj Ramush Haradinajt.
“Mbetet në fuqi akuza dhe fletarresti ynë i qartë. Nuk heqim dorë nga drejtësia për viktimat dhe të vrarët”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se qëndrimi ndaj Haradinajt nuk do të ndryshojë.












