Haradinaj premton vizat, por së pari thotë se do ta korigjojë demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të veprojë shpejt për të zgjidhur çështjen e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, që është një nga sfidat e vjetra me të cilat do të përballet qeveria e tij. Një ditë pasi që parlamenti votoi zgjedhjen e tij për kryeministër, Haradinaj ka […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të veprojë shpejt për të zgjidhur çështjen e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, që është një nga sfidat e vjetra me të cilat do të përballet qeveria e tij. Një ditë pasi që parlamenti votoi zgjedhjen e tij për kryeministër, Haradinaj ka theksuar, në një intervistë për Zërin e Amerikës, foli edhe për liberalizimin e vizave.
Zoti Kryeministër, tashmë ju duhet të përballemi me disa nga sfidat e mbetura nga qeveria e kaluar, si është çështja e kufirit me Malin e Zi, e cila edhe po e mban peng çështjen e liberalizimit të vizave. Si do t’i qaseni këtij problem tash nga pozita e kryeministrit kur ju e keni kundërshtuar ashpër sa ishit në opozitë?
Haradinaj: Parimet e mia politike nuk bazohen në rast të opozitës apo pushtetit, unë mbroj atë që besoj dhe deklarohem për atë që besoj. Versioni i tanishëm i marrëveshjes është i gabuar. Kufiri Kosovë-Mali i Zi është në Çakorr dhe në Kullë dhe në majat e larta, pra ne do të korrigjojmë këtë. Është një fat i madh që Mali i Zi është një vend fqinj, ne ju kemi gëzuar përparimeve të Malit të Zi, veçanërisht anëtarësimit në NATO e që synojmë edhe ne të anëtarësohemi në NATO dhe nuk shoh vështirësi të mëdha në këtë temë. Pra, besoj që do të gjendet një dalje e shpejtë nga gjendja ekzistuese, por nuk po precizoj tani cilët hapa do të ndërmarrim por do të gjendet një dalje e shpejtë nga kjo gjendje dhe nuk do të vonojmë liberalizimin e vizave.












