Haradinaj njofton për takimin me Kadri Veselin

Kryeministri i zgjedhur Ramush Haradinaj ka njoftuar në faqen e tij në Facebook për takimin me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Megjithëse Haradinaj sot ka marrë zyrtarisht detyrën si kryeministër i Kosovës dhe këtë detyrë në mënyrë solemne ia dorëzoi ish kryeministri Isa Mustafa, ai në faqen e tij deri tani ka njoftuar vetëm për […]
Kryeministri i zgjedhur Ramush Haradinaj ka njoftuar në faqen e tij në Facebook për takimin me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Megjithëse Haradinaj sot ka marrë zyrtarisht detyrën si kryeministër i Kosovës dhe këtë detyrë në mënyrë solemne ia dorëzoi ish kryeministri Isa Mustafa, ai në faqen e tij deri tani ka njoftuar vetëm për takimn me Veselin.
Haradinaj shkruan:
Takova sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin. Theksuam rëndësinë e themelimit të institucioneve të vendit dhe nevojën e përshpejtimit të të gjitha proceseve në të cilat ndodhet Kosova sot.
Posaçërisht biseduam për nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional si një domosdoshmëri për të thelluar reformat në vend dhe për të krijuar mirëqeninen për qytetarët e vendit.












