Haradinaj kërkon nga deputetët ta votojnë për kryeministër

Mandatari për kryeministër nga radhët e koalicionit PANA, Ramush Haradinaj ka mbajtur fjalimin e parë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Këtë fjalim ai e ka nisur duke folur për gjendjen e rëndë në vend, ku tha se ka korrupsion endemik. “Në vend është gjendje e rëndë në plan ekonomik, social, korrupsion endemik. Gjendje e […]
Këtë fjalim ai e ka nisur duke folur për gjendjen e rëndë në vend, ku tha se ka korrupsion endemik.
“Në vend është gjendje e rëndë në plan ekonomik, social, korrupsion endemik. Gjendje e vështirë për punësim të femrave në Kosovë. Por duhet që ekonomia të ketë rritje. Të ketë investime e të hapen vende të punës. Të kemi arsim cilësor e të rinjtë të aftësohen. Programin e Qeverisë do ta sjelliM në seancën e radhës. Para se ky program të sillet e të votohet do t’i nënshtrohet diskutimit publik. Na duhet të analizojmë gjendjen nëpër sektor. Kosova rrezikohet nga rreziqet si terrorizmi botëror. Kosova ndjehet e sigurt vetëm si anëtare e NATO’s, OKB e BE. Kosovës i është stërzgjatur rruga për në BE. Kosova do të bëhet BE përmes zbatimit të MSA’së. Do ta forcojmë miqësinë me SHBA’në. Dialogun me Serbinë e kemi të paalternativë. Dialog duhet të ketë për popullin, jo vetëm për elitën politike. Kërkoj votën e juaj, për t’iu shërbyer qytetarëve.
Ai kërkoi nga deputetët që ta votojnë atë. /Periskopi












