Haradinaj betohet para “Dullës”, ja çka i premtoi

Një ditë para se të votohet në Kuvend si kryeministër, Ramush Haradinaj ka takuar një personazh që në publik konsiderohet komik për shkak të seriozitetit që i jep rolit të tij si president i Këshillit të Rinisë Evropiane në Kosovë. Haradinaj është takuar me Avdullah Hasanin, i njohur si Dulla dhe ka nënshkruar një deklaratë […]
Një ditë para se të votohet në Kuvend si kryeministër, Ramush Haradinaj ka takuar një personazh që në publik konsiderohet komik për shkak të seriozitetit që i jep rolit të tij si president i Këshillit të Rinisë Evropiane në Kosovë.
Haradinaj është takuar me Avdullah Hasanin, i njohur si Dulla dhe ka nënshkruar një deklaratë zotuese për fuqizimin e rinisë.
Njoftimin për takimin e Haradinajt e ka dhënë vetë Dulla në Facebook.
“Të dashur miq, sot në zyrën time kisha kënaqësinë ta pres në një takim të mandatuarin për Kryeministër, Z. Ramush Haradinaj. Me këtë rast me Z. Haradinaj u dakorduam për një bashkëpunim të frytshëm në interes të të rinjve të vendit tonë, për të sotmen dhe të ardhmen, mundësitë dhe perspektivat”, ka shkruar Hasani.
Hasani ka thënë se në një ceremoni “kryeministri Ramush Haradinaj ka nënshkruar edhe deklaratën zotuese se si kryeministër i vendit do të punojë në interes të shoqërisë dhe do të angazhohet për fuqizimin e të rinjve, sidomos do të ofrojë ndihmë për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare të të rinjve, kampanja me interes nacional për vendin si dhe angazhim për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e programeve të reja e të domosdoshme për vende pune për gjeneratën e re”.
“Drejtuesit e Rinisë Evropiane të Kosovës kanë pritur në një takim të mandatuarin për Kryeministër Ramush Haradinaj, i cili ka nënshkruar deklaratën ku zotohet se do të angazhohet me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës të krijojmë, të zhvillojmë, të përmirësojmë jetën dhe perspektivën e të rinjve, si pasuria jonë më e madhe”, ka shkruar Hasani.
“Ndërkohë, presidenti i KREK-ut ka falënderuar Z. Haradinaj për vizitën dhe mbështetjen që po i jep Këshillit që ai drejton”, shkruan Hasani./Insajderi.com












