Hakerët publikojnë në Facebook të dhënat personale të të gjithë zyrtarëve të PAN-it (Foto)

Hakerët publikojnë në Facebook të dhënat personale të të gjithë zyrtarëve të PAN-it (Foto)

Një faqe në Facebook, që me gjasë administrohet nga hakerë nga Kosova, ka publikuar numrat personal, datat e lindjes si dhe numrat e telefonit të të gjithë deputetëve e zhytarëve të rinj të PAN-it në Qeveri. “CyberKosova”, Periskopin e ka njoftuar përmes një mesazhi për publikimin e këtyre të dhënave të zyrtarëve të PAN-it. Sipas […]

Një faqe në Facebook, që me gjasë administrohet nga hakerë nga Kosova, ka publikuar numrat personal, datat e lindjes si dhe numrat e telefonit të të gjithë deputetëve e zhytarëve të rinj të PAN-it në Qeveri.

“CyberKosova”, Periskopin e ka njoftuar përmes një mesazhi për publikimin e këtyre të dhënave të zyrtarëve të PAN-it.

Sipas drejtuesve anonim të faqes, motiv për publikimin e këtyre të dhënave është mënyra se si PAN themeloi Qeverinë e re, duke e quajtur si një ndër qeveritë më të dobëta në historinë e Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e dhënë në faqen e porsahapur, me pak gabime drejtshkrimore, thuhet se Qeveria Haradinaj përbëhet nga njerëz të shquar për krim të organizuar, por që sipas saj, koha do t’i nxjerr në pah që të gjithë.

Për personat që i janë publikuar të dhënat personale nga kjo faqe, thuhet se janë ata që u pajtuan për kapjen e shtetit dhe gjunjëzimin ndaj Listës Serbe.

Drejtuesit e faqes ftojnë të gjithë që të kontaktojnë me ta për t’u uruar themelimin e Qeverisë, ndërkohë që Periskopi nuk ka mundur të verifikojë nëse të dhënat janë të sakta ose jo.

Ky është njoftimi i plotë nga faqja:

Qytetarë të nderuar të Republikës se Kosovës, qeveria e krijuar dje, është qeveria më e dobët që është krijuar ndonjëherë ne historinë e republikës sonë. Kjo qeveri e pazareve të pista e së cilës iu deshën muaj për tu themeluar e në të cilën ishin përfshirë kokat e krimit në Kosovë si Ukë Rugova e Hashim Thaqi, të cilët në bashkëpunim me kriminelët e rangut më të ulët kanë bërë “gjithçka” vetëm që t’ia sigurojnë votat “kryeministrit” të ri. Pas shumë blerjesh, kërcënimesh e shantazhesh kjo qeveri ia doli të krijohet por jo siç e kishin parashikuar, sot ajo varet nga një grup serbësh të cilët përfaqësojnë interesat e presidentit kriminel serb. E tërë kjo qeveri, është e përbërë nga njerëzit të cilët shquhen për krim të organizuar në Kosovë e të cilët do ti nxjerr në pah koha. Këta individë që u bënë milioner pas lufte, janë ata të cilët e varfëruan Kosovën në të gjitha mënyrat e mundshme, dhe po të njëjtit do të vazhdojnë të na varfërojnë nëse ne e lejojmë një gjë të tillë. Këta të pa shkolluar e rrugaç shkelën mbi gjakun e dëshmorëve duke bashkëpunuar me armikun shekullor, serbinë. Të njëjtit po na mbajnë në zaptim që nga pas lufta dhe si pasojë Kosova sot është vendi më i izoluar dhe më i varfër në Evropë. Vendi ynë ka nevojë që ti kthehet shpresa e humbur që do të bëhet mirë. Vendi ynë ka nevojë që ta udhëheqin njerëz të cilët atdheun e kanë prioritet.

Personat më poshtë janë ata të cilët në një mënyrë ose në një tjetër pajtuan për kapjen e shtetit. Përveç kësaj, këta persona iu gjunjëzuan listës serbe e presidentit serb për disa vota. Disa prej tyre janë nën hetime. Disa prej tyre akuzohen për vrasje të pas luftës e haraç. E disa të tjerë i kanë ditët e numëruara nga gjykata speciale. Për këtë arsye, të gjithë te ashtëquajturve “deputet” të koalicionit PAN do të ju publikohen të dhënat personale. Ju ftoj që të kontaktoni me ta dhe të ia uroni secilit qeverinë e re të krijuar me miratimin e presidentit dhe shërbimit inteligjent serb.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?