Grabitet dhe terrorizohet një familje në Francë: ‘Ju jeni çifutë, ku janë paratë’

Policia franceze po përpiqet të gjejë një bandë që grabiti një familje hebreje në shtëpinë e tyre në periferi të Parisit. Një udhëheqës i bashkësisë hebraike, 78-vjeçari Roger Pinto, gruaja dhe djali i tij u rrahën dhe u grabitën, nga bizhuteritë, paratë deri tek kartat e kreditit. “Ju jeni çifutë, kështu që ku janë paratë?” […]
Policia franceze po përpiqet të gjejë një bandë që grabiti një familje hebreje në shtëpinë e tyre në periferi të Parisit.
Një udhëheqës i bashkësisë hebraike, 78-vjeçari Roger Pinto, gruaja dhe djali i tij u rrahën dhe u grabitën, nga bizhuteritë, paratë deri tek kartat e kreditit.
“Ju jeni çifutë, kështu që ku janë paratë?” u ishte drejtuar një nga grabitësit.
Ky nuk ishte sulmi i parë asntisemist pasi më parë ka pasur edhe të tjetër.
Të dielën Ministri i Brendshëm i Francës Gérard Collomb tha se “motivimi për këtë akt frikacak duket të jetë drejtpërdrejt i lidhur me fenë e tyre”.
Gjykata Penale e Organizatës Jevreze Franceze, e dënoi këtë sulm shumë të dhunshëm antisemit.
Në vitet e fundit, hebrenjtë kanë qenë në shënjestër në sulmet e mëparshme në Paris.












