Grabitësit me armë mbi kokë e kërcënojnë vajzën, por ajo tregohet guximtare (Foto/Video)

Një shfaqje dramatike është publikuar në një video e cila është shpërndarë në internet ku shihet se si sutdentja refuzon t’ia japë çantën grabitësit të armatosur edhe pse ajo ishte kërcënuar me armë mbi kokë. Noxolo Ntusi 26 vjeç, po ecën në një rrugë të qetë në Johanesburg të Afrikës së Jugut, kur sulmuesit e […]
Noxolo Ntusi 26 vjeç, po ecën në një rrugë të qetë në Johanesburg të Afrikës së Jugut, kur sulmuesit e saj u hodhën nga një makinë dhe u drejtuan drejt saj, raportoi “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Ata kërkuan që ajo t’ua jepte atyre çantën e saj. Por Ntusi refuzoi të pranonte kërkesat e tyre duke rezistuar me gjithë fuqinë e saj.
“Nuk ka asnjë mënyrë që unë do t’i lejoj ata të marrin kuletën timë”, i tha ajo BBC.

Në çantën e studentës ndodhej teza e magjistraturës për zoologji molekulare në një hard disk dhe humbja e saj do të thoshte humbja e një viti në studime.
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë kur asaj iu është tentuar disa herë t’i vidhej çanta.


Në një moment, armiku mban armën e tij në kokën e saj dhe qëndron mbi të – megjithatë ajo ende refuzon t’ua japë çantën e saj atyre.
Sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes në automjetin e tyre, pasi një shofer tjetër voziti aty afër ku bëri që ata të frikësohen.
Grabitësit në tentativë të vjedhjes më vonë u arrestuan.

Ntusi tha se veprimet e saj ishin shumë të rrezikshme dhe i këshilluan të tjerët të mos ndjekin shembullin e saj dhe t’u japin sulmuesve atë që kërkojnë./Periskopi/












