Google ka një lajm të rëndësishëm në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet elektorale të SHBA-së

Google ka një lajm të rëndësishëm në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet elektorale të SHBA-së

Google ka thënë se nuk ka arritur të zbulojë ndonjë fakt ku Moska është përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve të SHBA-së. Kjo erdhi pasi Facebook tha se kishte gjetur me dhjetëra faqe të rreme të lidhura me Rusinë që promovonin çështje përçarëse brenda SHBA-së. “Ne jemi gjithmonë duke monitoruar për ndonjë abuzim apo shkelje të […]

“Ne jemi gjithmonë duke monitoruar për ndonjë abuzim apo shkelje të politikave tona dhe, nuk kemi parë ndonjë dëshmi se kjo lloj fushate reklamimi është drejtuar në platformat tona”, tha zyrtarë të Google-s në një deklaratë të enjten, siç citohet nga Reuters.

Gjiganti kërkues u pyet për të komentuar mbi çështjen në prag të akuzave të ndara nga Facebook, reklamuesi tjetër online, një ditë më parë, raportoi “Russia Today”, transmeton Periskopi.

Në raportin e tij të mërkurën, Facebook publikoi disa të dhëna ku e lidhë Moskën me rreth 3,000 reklama politike të drejtuara nga 470 llogari “joautentike” ndërmjet qershorit 2015 dhe majit 2017, të cilat prekën temën e SHBA-së duke filluar nga e drejta e armëve e deri te çështja e drejtave të LGBT-së dhe imigrimit.

Baza e vetme e dhënë për kërkesën ishte se websajtet ishin “të lidhur me njëri-tjetrin dhe ndoshta operonin jashtë Rusisë”.

Senatori Mark Warner, i ranguar nga demokratët në Komisionin e Inteligjencës së Senatit, një nga organet që dyshon për angazhimin e Rusisë në zgjedhjet e SHBA-së, i cili u takua me zyrtarët e Facebook në korrik të këtij viti.

Ai tha se pret që Twitter të ndjekë hapat e Facebook, i cili tashmë ka dërguar raportin e tij tek një këshilltar special Robert Mueller, i cili është i ngarkuar me hetimin e ndërhyrjes së supozuar ruse.

Twitter, megjithatë, nuk ka komentuar mbi këtë çështje deri tani.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur pretendimet se ka ndërhyrë në fushatën zgjedhore të SHBA-së vitin e kaluar.

Në një intervistë me regjisorin Oliver Stone në qershor, presidenti rus Vladimir Putin, akuzoi SHBA-n për angazhimin e saj në zgjedhjet e fundit presidenciale të Rusisë në vitin 2012 duke bërë fushatë në anën e opozitës ruse./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?