Gjykimi i Instruktorit të Autoshkollës për marrje ryshfeti

Gjykimi i Instruktorit të Autoshkollës për marrje ryshfeti

Pjetër Boqi, instruktori që akuzohet se u mori para kandidatëve për patent-shofer për ta kaluar testin, ka dalë para Gjykatës së Apelit. Pjetër Boqi akuzohet se si instruktor në Autoshkollën “Geni”, në vitin 2011 ka kërkuar dhe ka marrë para nga kandidatët të cilët do të i nënshtroheshin marrjes së patentë-shferit, duke u premtuar se […]

Pjetër Boqi akuzohet se si instruktor në Autoshkollën “Geni”, në vitin 2011 ka kërkuar dhe ka marrë para nga kandidatët të cilët do të i nënshtroheshin marrjes së patentë-shferit, duke u premtuar se dhënien e testeve e kanë të siguruar.

Boqi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me 7 muaj burg, ndërsa kishte paguar edhe paushallin prej 200 eurove për shpenzime të procedurës gjyqësore të zhvilluar ndaj tij.

Ankesa ndaj dënimit të themelores kishin bërë edeh mbrojtja e të akuzuarit, po edhe prokurori Mehdi Sefa.

Prokurori i kishte kërkuar Gjykatës së Apelit që instruktori Boqi të dënohet edhe për ushtrim ndikimi, vepër nga e cila ishte liruar prej gjykatës themelore.

Boqi në seancën e djeshme ka pasur ankesa rreth cilësimit të tij si person zyrtar.

Ai ka mohuar në tërësi të ketë qenë person zyrtar, si dhe ka thënë se nuk është ballafaquar asnjëherë me dëshmitarët.

Më tej ai ka deklaruar se po i ndodh vetëm pse është shtetas i Shqipërisë.

Aktakuza ngarkon Boqin se gjatë periudhës kohore shkurt- prill të vitit 2011 në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar- instruktor në Autoshkollën “Geni” ka tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimt të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

Më tej në aktakuzë thuhet se Boqi ka kërkuar dhe marrë para për vete nga kandidatët të cilët i janë nënshtruar marrjes së patentë- shoferit, duke u premtuar se dhënien e testeve e kanë të siguruar.

Aktakuza thotë se në vitin 2011 Boqi ka marrë shuma parash nga 350 deri në 650 euro për kalimin e testit të autoshkollës nga kandidatët, ndërsa në një rast për dy kandidatë për patentë-shofer ai sipas aktakuzës kishte marrë 850 euro.

Gjykata e Apelit vendimin për ankesat e prokurorisë dhe mbrojtjes në rastin e instruktorit Boqi do ta marrë jashtë seancës dhe brenda afatit të paraparë me dispozitat ligjore./Kallxo.com

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?