Gjykata e BE’së refuzon ankesën e Sllovakisë dhe Hungarisë për mos-pranimin e refugjatëve

Gjykata e BE’së thotë se shtetet lindore të Evropës duhet t’i strehojnë refugjatët, pavarësisht ankesave për mospranimin e tyre. Gjykata e lartë e BE-së hedh poshtë ankesat të mërkurën nga Sllovakia dhe Hungaria lidhur me politikën e migracionit në BE. Për më tepër kjo gjykatë ka thënë se duhet respektuar të drejtën e Brukselit për […]
Gjykata e lartë e BE-së hedh poshtë ankesat të mërkurën nga Sllovakia dhe Hungaria lidhur me politikën e migracionit në BE. Për më tepër kjo gjykatë ka thënë se duhet respektuar të drejtën e Brukselit për të detyruar shtetet anëtare që t’i strehojnë refugjatët, raportoi “Russia Today”, transmeton Periskopi.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë gjeti se BE kishte të drejtë të urdhëronte qeveritë kombëtare që të merrnin kuotat e refugjatëve kryesisht sirianë të zhvendosur nga Italia dhe Greqia.
“Gjykata hedh poshtë ankesat e sjella nga Sllovakia dhe Hungaria kundër mekanizmit të përkohshëm për zhvendosjen e detyrueshme të azilkërkuesve”, tha gjykata me bazë në Luksemburg.
Programi i ngritur nga Komisioni Evropian siguroi zhvendosjen e deri në 120,000 njerëz, por vetëm 25,000 janë transferuar deri më tani./Periskopi/












