Gecaj: Ja pse Ibrahim Rugova e kishte zgjedhur si kryeministër Ramush Haradiajn

Gecaj: Ja pse Ibrahim Rugova e kishte zgjedhur si kryeministër Ramush Haradiajn

Këshilltar i kryeministrit në largim Isa Mustafa , Bajram Gecaj ka thënë se ditëve të fundit po epen teori “fantastiko-shkencore” se pse dikur Dr. Ibrahim Rugova e kishte bërë kryeministër Ramush Haradinajn. ” Dr. Rugova e kishte bërë edhe këtë për interes të shtetit dhe për shkak të pragmatizmit të pastër politik. Krahu i vetëquajtur […]

” Dr. Rugova e kishte bërë edhe këtë për interes të shtetit dhe për shkak të pragmatizmit të pastër politik. Krahu i vetëquajtur “krahu i luftës” ishte atë kohë elementi me potencialin më të madh destabilizues në Kosovën e pasluftës, derisa emërimi i Haradinajt kishte mundësuar përpjesëtimin e atij rreziku, dhe rrjedhimisht edhe mënjanimin e mundësisë për një destablizim fatal të shtetit të ri”, ka shkruar Gecaj.

Sipas tij, situata e sotme është krejtësisht tjetër.

Ja postimi i plotë i Bajram Gecajt: 

KRYEMINISTRI I RUGOVËS ISHTE DIÇKA TJETËR

Po epen ditëve të fundit teori “fantastiko-shkencore” se pse dikur Dr. Ibrahim Rugova e kishte bërë kryeministër Ramush Haradinajn. Si gjithherë në veprimet e tij, Dr. Rugova e kishte bërë edhe këtë për interes të shtetit dhe për shkak të pragmatizmit të pastër politik. Krahu i vetëquajtur “krahu i luftës” ishte atë kohë elementi me potencialin më të madh destabilizues në Kosovën e pasluftës, derisa emërimi i Haradinajt kishte mundësuar përpjesëtimin e atij rreziku, dhe rrjedhimisht edhe mënjanimin e mundësisë për një destablizim fatal të shtetit të ri. Situata e sotme është krejtësisht tjetër. Sot Haradinaj (mund të) emërohet kryeministër vetëm me “izen” e Vuçiqit, përmes veprimeve korruptive e shantazhuese të sekserëve matrapazë, por edhe për shkak të pamundësisë së realizmit të ëndrrës grykësore të Kadri Veseli; ëndërr të cilën e fundosi një herë e përgjithmonë Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo qeveri duhet të shkoj sa më parë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?