Gazetari Vehbi Kajtazi kërcënohet me vrasje nga deputeti Bekë Berisha

Gazetari Vehbi Kajtazi kërcënohet me vrasje nga deputeti Bekë Berisha

Gazeta Online “Insajderi” përmes një letre drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj ka bërë më dije se gazetari i këtij medium Vehbi Kajtazi është kërcënuar me jetë nga deputeti Bekë Berisha. Më poshtë është letra origjinale e “Insajderit” drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj. I nderuari z. Kryeministër Haradinaj, Disa orë pas deklaratës Suaj rreth shkollimit të gazetarëve e […]

Gazeta Online “Insajderi” përmes një letre drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj ka bërë më dije se gazetari i këtij medium Vehbi Kajtazi është kërcënuar me jetë nga deputeti Bekë Berisha.

Më poshtë është letra origjinale e “Insajderit” drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj.

I nderuari z. Kryeministër Haradinaj,

Disa orë pas deklaratës Suaj rreth shkollimit të gazetarëve e cila nga komuniteti ynë u cilësua si fyese, deputeti juaj, z. Bekë Berisha ka kërcënuar me vrasje kryeredaktorin e Insajderit, Vehbi Kajtazi për shkak të shkrimit me titull: Kryeministri Haradinaj emëron këshilltar një të dyshuar për lidhje me krimin.

Në këtë shkrim është përmendur edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha i cili ka qenë i dënuar për një vrasje.

Disa orë pas publikimit të shkrimit, deputeti Juaj z. Bekë Berisha i ka dërguar një porosi autorit të këtij shkrimi, Vehbi Kajtazit duke e paralajmëruar se nëse edhe një herë e përmend emrin e tij, e pret plumbi në ballë.

Z, kryeministër,

Insajderi paraprakisht ka kërkuar sqarime rreth të kaluarës së z. Gazmend Syla për çka nuk ka marrë. Zyra Juaj ka zgjedhur që sqarimin ta japë pas publikimit të shkrimit.

Megjithatë, këtë rrugë nuk e ka zgjedhur deputeti juaj – i dënuar për vrasje, z. Bekë Berisha. Në vend të reagimit, sqarimit dhe padisë në Gjykatë, ai ka zgjedhur ta luaj të fortin, duke kërcënuar me vrasje.

Nuk kanë kaluar tri javë që drejtori ynë, Parim Olluri është rrahur nga tre persona në praninë e gruas së tij. Ende pa u zbardhur rasti dhe pa u vënë autorët e këtij sulmi para drejtësisë, kryeredaktori i Insajderit merr kërcënim me vrasje nga deputeti Juaj.

Nuk është hera e parë që ne si staf i Insajderit, por edhe gazetarët e medieve tjera sulmohemi dhe marrin kërcënime serioze, megjithatë është hera e parë që zyrtarë të një subjekti politik vetëm katër ditë pas ardhjes në pushtet, kanë kësi qasje ndaj gazetarëve.

Ne kemi menduar që z. Bekë Berisha është risocializuar dhe nuk ka më mendime të tilla në kokë, por siç po shihet ai vazhdon të mendojë se të gjitha çështjet zgjidhen me vrasje.

Kërkojmë nga Ju me mirësjellje që të distancoheni nga ky kërcënim dhe të kërkoni falje publike për sjelljen armiqësore dhe kërcënuese të deputetit Tuaj.

Sikurse në të kaluarën, ne do të vazhdojmë të punojmë dhe përmbushim misionin tonë – raportimin e të vërtetës, pavarësisht presioneve, sulmeve fizike dhe kërcënimeve të tilla.

Me respekt,

Redaksia e Gazetës Online, Insajderi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?