Gaxherri tregon se si do të veprojë LDK-ja karshi marrëveshjes së demarkacionit

Gaxherri tregon se si do të veprojë LDK-ja karshi marrëveshjes së demarkacionit

Bashkëngjitja e përfaqësuesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqit në Komisionin Shtetëror për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi të formuar nga qeveria “Haradinaj”, po del të jetë veprim i pranuar edhe nga një deputete e partisë së Isa Mustafës. Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri beson që Bulliqi bashkë me kryeministrin, Ramush Haradinaj, […]

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri beson që Bulliqi bashkë me kryeministrin, Ramush Haradinaj, do t’i kryejnë të gjitha procedurat që kufiri me shtetin fqinjë të jetë në vendin e duhur.

“Çështja e Demarkacionit e ka një histori të vetën. z.Bulliqi është i njohur për opinionin që ka qenë kryesues i grupit të ekspertëve por edhe si deputet kundërshtimin e Demarkacionit. Në vetë faktin që z.Haradinaj e ka emëruar atë dhe ai ka pranuar, unë nuk kam asnjë koment, është krejtësisht normale. Pres prej të dyve që vërtet me na pru versionin që kufiri qenka në Çakorrë edhe në Kullë, edhe ata me i kry gjitha proceset e procedurat për me ndodhë kjo”, ka thënë Gaxheri për ‘Indeksonline’.

Më tej, ajo ka treguar edhe qëndrimin e LDK-së se si do të veprojnë në Kuvend për këtë marrëveshje. Sipas saj, janë pro një versioni që realizon një qëllim.

“Gjithsesi e mbështesim në Kuvend verzionin për Demarkacionin që kufiri të jetë në Kullë e Çakorrë. Ne nuk mund ta përkrahim  asnjë version tjetër sepse sidomos z.Haradinaj gjatë gjithë kohës ose edhe votat që i ka marrë i ka në emër të kësaj kauze e që faktikisht ne si deputet të LDK-së e kemi pasur një propozim tonin dhe natyrisht që z.Haradinaj ka obligim me sjellë një version çfarë realizon qëllimi e jo vetëm bë politik qysh është bërë me këtë temë”, është shprehur ajo.

Tutje, deputetja e LDK-së thotë se demarkimi me Malin e Zi ka nevojë për një super-ekspertizë profesionale, pasi që sipas Gaxherit, kufiri vendoset njëherë prandaj duhet bërë një analizë përfundimtare.

“Kjo çështje don edhe ekspertizë profesionale por edhe me pas qasjen e përfaqësuesve të institucioneve relevante për këtë çështje, nuk është që unë kamë pasur shumë qasje në këtë drejtim. Por, kjo çështje është shumë e ndjeshme, gjithmonë më ka bërë përshtypje negative qasja qysh gjithë liderët e partive politike ju kanë qas këtij problemi dhe janë munduar të kapitalizojnë për votat që është e dëmshme. Por për të vendosur  për një kufi që mund të ketë dyshime nuk duhet të ngutet” ka shtuar më tej Gaxheri.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?