Gaxherri: Shumë shpejt do kemi zgjedhje të reja nacionale

Gaxherri: Shumë shpejt do kemi zgjedhje të reja nacionale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri beson se shumë shpejt vendi do shkojë përsëri në zgjedhjet nacionale. Gaxherri këtë e deklaroi gjatë një prononcimi për Indeksonline, duke komentuar kështu ndarjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me LDK-në, dhe bashkimin e saj me koalicionin PAN. Sipas saj, shkuarja e AKR-së në PAN po […]

Gaxherri këtë e deklaroi gjatë një prononcimi për Indeksonline, duke komentuar kështu ndarjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me LDK-në, dhe bashkimin e saj me koalicionin PAN.

Sipas saj, shkuarja e AKR-së në PAN po dëshmon se partitë politike nuk e kanë hallinë zgjidhjes së ndonjë problemi, por të interesave personal.

“Me bashkimin e AKR-së në PAN më përforcohet mendimi se nuk ka koalicion për vendin, se është koalicion që nuk ka as fuqi politike e as teknike për të marrë asnjë vendim të rëndësishme për vendin, por janë bashkuar politikanë dhe grupe të tyre për interesa të tyre dhe nuk ka të bëjë fare me zgjidhjet e problemeve për të cilat ka nevojë me të vërtet qytetarët dhe vendi. Me këtë koalicion në një formë i dha mundësinë për të ecur një hap tutje dhe do të mbesin aty, vetëm një hap tutje sepse nuk kanë mundësi të ecin më tutje dhe kjo na jep të nënkuptojmë se do të kemi shumë shpejt zgjedhje nacionale të cilat prapë nuk do të sjellin ndonjë zgjidhje”, ka thënë Gaxherri.

Ndërsa, sa i përket Alternativës, Gaxherri thotë se çfarëdo vendimi të merr Alternativa nuk u prish punë.

“AKR dhe Alternativa janë subjekte të barabarta karshi LDK-së. Ne nuk kemi as ndonjë lloj nostalgjie apo hatërmbetje, pra ata kanë qëndrimet e veta dhe çfarëdo hapi që merr AKR dhe Alternativa nuk më prishin punë, janë parti në vete. Por konsiderojë se të gjitha partitë politike duhet të jenë më të pjekura dhe nuk duhet pa kaluar së paku 2-3 muaj t’i kenë ndryshe qëndrimet nga votuesit.  Kjo nuk duhet të funksionojë më, që të ndryshohen fjalët brenda ditës, politika duhet të ketë etikë”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, sa i përket mundësisë për bashkëpunim me VV-në, Gaxherri ka thënë se të dy subjektet kanë pasur mundësi të bëjnë më shumë, megjithatë të dy partitë kanë barriera të caktuara që nuk po i lë të bashkëpunojnë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?