Gaxheri flet për ministrin Rikallo, ja çfarë thotë se duhet bërë

Gaxheri flet për ministrin Rikallo, ja çfarë thotë se duhet bërë

E kaluara e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, ka nxitur reagime të shumta në vend. Ministri serb po akuzohet se gjatë periudhës së luftës i kishte torturuar disa banorë të Prishtinës, respektivisht ata të lagjes “Dardania” në Kurriz. Pas shumë reagimeve, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e Rikallos. Deputetja e kësaj partie, […]

E kaluara e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, ka nxitur reagime të shumta në vend. Ministri serb po akuzohet se gjatë periudhës së luftës i kishte torturuar disa banorë të Prishtinës, respektivisht ata të lagjes “Dardania” në Kurriz.

Pas shumë reagimeve, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e Rikallos. Deputetja e kësaj partie, Besa Gaxherri ka thënë se në rast se ministri ka qenë pjesë e luftës ai duhet urgjentisht të shkarkohet.

Tutje, ajo thotë se çfarëdo krimi gjatë luftës që është bërë duhet të bëhet kallëzimi penal.

“Në qoftë se Ministri në fjalë, kemi të dhëna të sakta që ka qenë pjesë e luftës dhe ka shkaktu çfarëdo lloj dhune mbi  këndo qoftë, natyrisht që ai duhet  urgjentisht jo vetëm të shkarkohet. Por ata që e kanë qartësu këtë lajm duhet të gjejnë njerëzit e njohur dhe që janë dëshmitar që ka shkaktu ai dhunë ose çfarëdo krimi gjatë luftës dhe natyrisht që duhet të bëhet kallëzimi penal”, ka thënë Gaxheri për ‘Indeksonline’.

Mirëpo, ajo ka theksuar se nuk është kundër asaj që ministër i Bujqësisë të jetë një serb. Gaxheri thotë se në qeverinë “Haradinaj” mund të ketë edhe ministra shqiptarë që duhet t’ju shikohet Cv-ja e tyre.

“ Unë nuk do të jam kurrë për me përqëndru në gjueti shtrigash askënd dhe as më pak se është ministër serb sepse në këtë përbërje të qeverisë mund të ketë edhe ministra shqiptarë që duhet të shikohen, e me marrë të dhëna për secilin për CV-në e tyre por  natyrisht që është shumë e ndjeshme çështja mes popullit serb dhe popullit shqiptar që vërtet kanë ndodhur gjëra të tmerrshme prandaj duhet ata që vërtet e njohim ndoshta me pas padi në prokurori dhe me u marrë çështja shumë serioze”, ka përfunduar ajo./Indeksonline/Ardian Beka/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?