Ftohen raportet BE – Hungari për shkak të emigrantëve

Kryeministri hungarez Orban thotë se nuk do të marrë parasysh vendimin e BE-së në lidhje me kuotën e migrantëve. Hungaria nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj mbi emigracionin pasi gjykata e lartë e BE-së e hodhi poshtë ankesat e Hungarisë dhe Sllovakisë në lidhje me numrin e emigrantëve, njoftoi të premten kryeministri hungarez Viktor […]
Hungaria nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj mbi emigracionin pasi gjykata e lartë e BE-së e hodhi poshtë ankesat e Hungarisë dhe Sllovakisë në lidhje me numrin e emigrantëve, njoftoi të premten kryeministri hungarez Viktor Orban, raportoi “Reuters”, transmeton Periskopi.
“Ne duhet të marrim parasysh vendimin, pasi nuk mund ta zhdukim themelin e BE-së, dhe respektimi i ligjit është themeli i BE-së, por në të njëjtën kohë ky vendim gjykate nuk është arsyeja për ne që të ndryshojmë politikën tonë në lidhje me emigrantët”, tha Orban për radion shtetërore.
Ai gjithashtu deklaroi se krijimi i një lidhje midis çështjes së imigracionit dhe financimit të kohezionit të BE-së ishte kundër rregullave të BE-së, dhe kjo mund të quhet si diçka “imorale”, u shpreh ai duke iu përgjigjur një letre presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker./Periskopi/












