Fshehur në tren mallrash drejt Gjermanisë

Fshehur në tren mallrash drejt Gjermanisë

Stacioni i trenit i Rosenheim. Polica ndalon këtu jashtë planit një tren mallrash nga Italia. Që nga ora katër e mëngjesit policia gjermane është në kërkim të emigrantëve ilegalë. Për shkak se trenat e udhëtarëve po kontrollohen gjithnjë e më shumë,  tani refugjatët mundohen të hyjnë në Gjermani me trenat e mallrave. Policët kontrollojnë nëse […]

Për shkak se trenat e udhëtarëve po kontrollohen gjithnjë e më shumë,  tani refugjatët mundohen të hyjnë në Gjermani me trenat e mallrave.

Policët kontrollojnë nëse vagonët janë të plumbuar dhe nëse vula e plumbit është e dëmtuar. Në qoftë se po ata i hapin vagonët për kontroll.

 Shumë azilantë fshihen poshtë vagonëve. Forcat tokësore mbështeten nga ajri nga helikopterë me kamera me rreze infra të kuqe. Kur ata diktojnë diçka njoftojnë patrullat në tokë.
Ora 7 e mëngjesit në Raubling pranë Rosenheimit. Polica kontrollon një tren mallrash që po vjen nga Verona. Treni ka kaluar nga Italia në Austri para se të hyjë në Gjermani. Papritur në fund të trenit shpërthen paniku: poshtë një vagoni janë fshehur dy refugjatë afrikanë, që kanë provuar të hyjnë në Gjermani duke shfrytëzuar natën.

Refugjatët janë të raskapitur, mezi dalin nga vendi ku janë fshehur. Afrikanët duhet të kenë kaluar rreth nëntë orë në tren. Ata janë nga Nigeria dhe i kanë hipur trenit të mallrave në Bolzano të Italisë. Bolzano është vendi nga kalojnë të gjithë trenat e mallrave që vijnë nga Italia për Evropë, dhe prej këtu nisen shumë refugjatë.

Refugjatët e arrestuar në Rosenheim merren në pyetje nga policia me ndihmën e një përkthyesi. Prej përgjigjeve varet nëse afrikanët do t’i kthejnë në Austri apo nëse do t’u lejohet të kërkojnë azil në Gjermani. Pas rreth tri orësh policët marrin edhe përgjigje për shenjat e gishtrinjve.

Nigerianët janë regjistruar edhe diku tjetër në Evropë. Dhe në fund të marrjes në pyetje del se afrikanët nuk kanë shkaqe për azil në Gjermani. Ata do t’i kthejnë për në Austri. Prej aty ata ndoshta do t’i dëbojnë për në Itali, në vendin ku kanë shkelur fillimisht territorin e BE-së./DW

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?