Flet shqiptari që u deportua nga Gjermania bashkë me katër fëmijët e tij

Hekuran Koçi është babai i katër fëmijëve të cilit iu refuzua azili në Gjermani. U kthye me katër fëmijët dhe bashkëshorten më 27 korrik nga autoritetet gjermane. Në sytë e tij ka shumë dëshpërim për të ardhmen e fëmijëve. Jo vetëm me shqetësimin e regjistrimit të fëmijëve në shkollë, por me një sërë shqetësimesh të […]

Jo vetëm me shqetësimin e regjistrimit të fëmijëve në shkollë, por me një sërë shqetësimesh të tjera po përballet familja e tij.

“Jam dëshpëruar shumë. Ika me tre dhe erdha me katër fëmjë. Erdha, por asgjë nuk funksionon si duhet në këtë vend. Kryeministri erdhi dhe iu tha autoriteteve gjermane të na kthejnë këtu në vendin tonë se këtu është vend i sigurt për fëmijët tanë. Shkova t’i bëja vaksinat djalit sipas udhëzimit të dhënë nga gjermanët, këtu vaksina nuk kishte fare. Erdha të regjistroj fëmijët në shkollë, duan dokumente të ndryshme. Ujin ma kishin mbyllur, e hapa kontratën të re, pagova 120 mijë. Nga të shkoj vetëm dëshpërim e mërzitje.

Do të iki prapë do kërkoj sërish azil, se këtu na mbytën, atje shëndetësia falas, këtu po s’pagove nuk merr gjë. Atje bëri vajza operacion krahun, asnjë lekë nuk dhamë! Këtu nuk të prek njeri me dorë në spitalet tona. Atje më lindi djali, më dha shteti 600 Euro. Jam shumë i dëshpëruar për të gjitha këto që po na bëjnë. Atje na jepnin 1600 euro në muaj për shpenzime, dhe ne i kursenim. Këtu po hamë kursimet e azilit, dhe më pas të mbytemi se punë s’ka, e asgjë nuk ka”, thotë prindi i katër fëmijëve./portali DurresLajm/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?