Flet Ministri i Drejtësisë: Ja çka do të bëjë me rastin “Dehari”

Ministri i ri Drejtësisë, Abelard Tahiri ka folur edhe për rastin Dehari. Ai në një intervistë të dhën për RTK-në ka treguar edhe mënyrën se si do të zgjidhet kjo çështje. “Në lidhje me rastin Dehari do t’i përmbahem Rezolutës së Kuvendit të Kosovës”, tha ai. Tahiri ka thënë se do të kërkohet një super […]
“Në lidhje me rastin Dehari do t’i përmbahem Rezolutës së Kuvendit të Kosovës”, tha ai.
Tahiri ka thënë se do të kërkohet një super ekspertizë në një nga vendet e Bashkimit Evropian, që kjo çështje të sqarohet përfundimisht.
Madje, ai ka thënë se këtë çështje do ta adresojë qysh në mbledhjen e ardhshme të qeverisë së Kosovës.
Ndryshe, janë bërë 10 muaj që kur ka vdekur në burgun e Prizrenit, aktivisti i VV-së në rrethana të pasqaruara.












