Flet dëshmitarja që thotë se e di gjithë ngjarjen se si është vrarë 16-vjeçari në Prishtinë (Foto)

Aulon Zeka është përciellur dje për në baneset e fundit, pasi u vra ditën e djeshme me katër plumba në Prishtinë. Një dwshmitare, pretendon se e di gjithë ngjarjen që ka çuar deri tek vrasja e 16 vjeçarit. Sipas saj, motivet e vrasjes së tij ka qenë një femër e cila vijon mësimet në klasën […]
Një dwshmitare, pretendon se e di gjithë ngjarjen që ka çuar deri tek vrasja e 16 vjeçarit.
Sipas saj, motivet e vrasjes së tij ka qenë një femër e cila vijon mësimet në klasën e 10’të, me të cilën ishte në lidhje dashurie dorasi, ndërsa ajo kishte miqësi edhe me viktimen, përciellë Magazina.al
Dëshmitarja (emër i njohur për redaksinë), rrëfimin e saj e ka publikuar në rrjetet sociale, duke pretenduar se e di gjithë ngjarjen që e çoi deri tek vrasja. Sipas saj vajza R.G e kishte thirrur të ndjerin Aulon Zekën në telefon në ditën kritike për ta takuar, ndërsa pas takimit mbi të kishte shtirë me katër plumba dorasi G.H në sy edhe të vajzës.
Deri tani, dyshohet se dorasi është një 18 vjeçar i cili jeton në SHBA por që ishte për pushime në Kosovë, ndërsa prokuroria ka konfirmuar se ka arrestuar dy përsona të mitur, një mashkull dhe një femër si të dyshuar lidhur me rastin.
Më poshtë keni postimin e deshmitares:













