Fitues të Nobelit i shkruajnë OKB’së për Mianmarin, ia përkujtojnë Kosovën

Fitues të Nobelit i shkruajnë OKB’së për Mianmarin, ia përkujtojnë Kosovën

Letra thotë se udhëheqësja e Myanmarit dhe fituesja e çmimit Nobel për paqe ka arritur të dështojë për t’i konsideruar si të barabartë komunitetin myslimanë Rohingya. Një pjesë e madhe laureatësh fitues të çmimit Nobel kanë kritikuar Aung San Suu Kyi, udhëheqësen de fakto të Mianmarit, për faktin se ushtria e vendit të saj i […]

Një pjesë e madhe laureatësh fitues të çmimit Nobel kanë kritikuar Aung San Suu Kyi, udhëheqësen de fakto të Mianmarit, për faktin se ushtria e vendit të saj i ka dhënë një goditje të përgjakshme popullatës pakicë të Rohingya-s duke paralajmëruar për një tragjedi “që përbën pastrim etnik dhe krime kundër njerëzimit”.

Letra e hapur për këshillin e sigurimit të OKB-së është shkruar nga një grup prej 23 aktivistësh, duke përfshirë arqipeshkvi-n Desmond Tutu dhe aktiviten e njohur Malala Yousafzai, paralajmëruan se ofensiva ushtarake kishte vrarë qindra njerëz, përfshirë fëmijët, gra të përdhunuara, shtëpitë e djegura dhe shumë civilë të arrestuar në mënyrë arbitrare, raportoi “The Guardian”, transmeton Periskopi.

“Qasja nga organizatat e ndihmave humanitare është pothuajse tërësisht e pamundur, duke krijuar një krizë të tmerrshme humanitare në një zonë tashmë jashtëzakonisht të varfër”, thuhet në letrën, nënshkruesit e të cilave përfshijnë edhe aktivisten Yousafzai, fituesja më e re e çmimit Nobel për paqe.

“Disa ekspertë ndërkombëtarë kanë paralajmëruar për një gjeocid të mundshëm. Ka të gjitha shenjat dalluese të tragjedive të fundit që i ka përjetuar njerëzimi si ato të Ruandës, Darfurit, Bosnjës, Kosovës”, thuhet në letrën dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Nëse nuk veprojmë, njerëzit mund të vdesin nga uria nëse ata nuk vriten me plumba”.

Rohingya janë një pakicë prej rreth një milion njerëzish, të cilët, pavarësisht se jetojnë në këtë vend për një kohë të gjatë, ata trajtohen si emigrantë të paligjshëm dhe u është mohuar shtetësia.

Ata janë përndjekur prej vitesh nga qeveria dhe nga budistët nacionalistë.

Gjakderdhja e kohëve të fundit është më vdekjeprurëse, pasi qindra u vranë në përleshjet në vitin 2012 dhe më shumë se 100,000 u detyruan të futeshin në kampe të varfëra.

Aung San Suu Kyi, e cila kaloi shumicën e dy dekadave të fundit nën arrest shtëpie dhe iu dha çmimi Nobel për Paqe në vitin 1991, fitoi zgjedhjet nëntorin e kaluar, duke i dhënë fund dekadave të sundimit të juntës ushtarake.

Laureatët e paqes të Nobelit të cilët nënshkruan letrën përfshijnë Jose Ramos-Horta, ish-presidentin e Timorit Lindor dhe aktivistin e opozitës jemenas, Tawakul Karman. U nënshkrua gjithashtu nga ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi dhe biznesmeni britanik Sir Richard Branson.

“Rreth 50,000 qytetarë të Myanmar u strehuan në Bangladesh që nga 9 tetori 2016”, tha ministria e jashtme e Bangladeshit në një deklaratë të enjten./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?