Fehmi Ferati tregon se çka e shtyri që të kandidojë për kryetar të Mitrovicës

Fehmi Ferati tregon se çka e shtyri që të kandidojë për kryetar të Mitrovicës

  Kandidatit për kryetar të ardhshëm të Mitrovicës nga radhët e Vetëvendosjes,  Fehmi Ferati ka treguar arsyen pse ka vendosur të hyjë në politikë, si dhe për planet, synimet dhe projektin e tij për këtë qytet. “Nuk e kam parë vetën më herët në politikë, por dëshpërimet personale, kohët e fundit që kanë ndodhur në […]

 

Kandidatit për kryetar të ardhshëm të Mitrovicës nga radhët e Vetëvendosjes,  Fehmi Ferati ka treguar arsyen pse ka vendosur të hyjë në politikë, si dhe për planet, synimet dhe projektin e tij për këtë qytet.

“Nuk e kam parë vetën më herët në politikë, por dëshpërimet personale, kohët e fundit që kanë ndodhur në qytetin tim, kanë bërë që të marrë vendim që të angazhohem pikërisht në subjektin i cili i ka mbetur konsistent qëllimeve dhe parimeve të veta”, ka thënë Ferati.

Ai ka mohuar mundësinë e dështimit të tij në këtë garë, duke thënë se garancë për këtë e ka punën, përvojën dhe angazhimin e tij shumëvjeçar, për të cilat tha se i ka bërë gjithmonë me nder.

Ferati foli edhe për konkurrentët e tij, për të cilët tha se janë njerëz të mirë të gjithë, por potencoi kreativitetin si virtyt që e dallon nga të tjerët.

Ai ka sugjeruar kandidatët konkurrentë të jenë të kujdesshëm në fjalorin e tyre gjatë fushatës, dhe të mos premtojnë gjëra të parealizueshme.

“Nuk i besoj dështimit, duke u bazuar në gjithë punën time, përvojën dhe të gjitha angazhimet personale. Gjatë gjithë jetës time kam punuar me nder, djersë dhe ballëhapur. Mitrovica i ka 10 kandidatë për kryetar komune. Unë personalisht i njoh si njerëz të mirë të gjithë, nuk shoh ndonjë konkurrencë që mund të shfaqin nga planet personale. Pres kreativitet dhe jo retorikë të vazhdueshme dhe të mërzitshme të këtyre fushatave 15 vjeçare. Kërkoj prej kandidatëve mos me gënjyer dhe mos me shfrytëzuar komunikimin me prek imagjinatën e qytetarit duke premtuar projekte që nuk realizohen sepse kjo nuk është morale dhe etike…Mendoj se e gjithë përvoja ime në fushën e biznesit, edhe të krijimtarisë, edhe në fushën e mediumit, të komunikimit strategjik do të më ndihmoj mjaftueshëm për me qeverisë komunën, duke njohur qytetin, lindur dhe rritur në qytet…i njoh mirë problemet”, tha ai.

Rreth shtyllave kryesore të programit, ai ka përmendur veç tjerash arsimin, shëndetësinë, turizmin, e sidomos raportet me Trepçën, si shtyllat kryesore të programit të tij.

Ferati ka porositur elektoratin që kundërshtarët në politikë të mos i shohin si armiqë.

“Mitrovica ka specifikat e veçanta dhe shumë interesant që në Mitrovicë ka mundësi të krijohet një kapital i ri, duke riaktivizuar intelegjencën dhe të rinjtë. Pikat kryesore mbeten edhe tutje, do të thotë nga një program ku janë arsimi, shëndetësia, turizmi, dhe një pikë e veçantë që duhen të ridefinohen raportet e Mitrovicës me Trepçën janë shumë të rëndësishme. Ajo çka kërkoj prej elektoratit është që nëse një familjar ose një qytetar tjetër, është oponent, mos e konsidero si armik sikurse deri tani, sepse këto parti të mëdha deri tani nuk kanë zhvilluar fushatë etike”, theksoi Ferati.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?