Familja Dehari në pritje të një bashkëpunimi me Qeverinë e re, ministri i Drejtësisë ende nuk u takua me ta

Familja Dehari në pritje të një bashkëpunimi me Qeverinë e re, ministri i Drejtësisë ende nuk u takua me ta

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri pati deklaruar se gjatë javës së kaluar do të takohej me familjen e Astrit Dehari me të cilën edhe do të diskutonte në lidhje me shtetin ku do të kryhet ekspertiza ndërkombëtare për të. Mirëpo, as javën e kaluar e as gjatë kësaj jave ai ende nuk është […]

Mirëpo, as javën e kaluar e as gjatë kësaj jave ai ende nuk është takuar me familjen Dehrari.

Kështu ka deklaruar për Indeksonline, avokati Tomë Gashi, i cili thekson se ata janë të gatshëm për një takim me ministrin e ri të Drejtësisë dhe për një bashkëpunim me të.

Megjithatë, ai thekson se familja Dehari ende nuk ka përzgjedhë institucionin përkatës për hetim dhe ekspertizë të pavarur.

“Ministri nuk është takuar me askënd prej familjes Dehari dhe në momentin që do të na ftojë ne do të paraqitemi dhe do të kemi një bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë por paraprakisht duhet ta përzgjedh familja Dehari institucionin përkatës për hetim dhe ekspertiza të pavarura”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, familja Dehari deri tash ka qenë në pritje të formimit të Qeverisë së re, pasi sipas tij, qeveria e kaluar ka refuzuar të angazhojë institutin e ekspertizës ligjore në Zvicër.

“Familja Dehari ka pritur formimin e Qeverisë, sepse Qeveria e mëhershme ka refuzuar që të angazhojë institutin e ekspertizës ligjore në Zvicër, që është përzgjedhur nga familja Dehari me arsyetim se Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Evropian. Kuvendi i Kosovës ka lënë mundësi që familja Dehari të gjej një institucion përkatës në kuadër të Shteteve të Bashkimit Evropian apo në kuadër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Familja Dehari ka zgjedhur institutin zviceran meqenëse aty kanë jetuar për 20 vite dhe deri më tani nuk është krijuar asnjë shpenzim. Por shumë shpejt besoj se do të dalin me një vendim që do të kryejë dhe do të angazhojë ekspertë përkatës për hetim dhe për ekspertizë të pavarura”, ka shtuar Gashi.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka ndërruar jetë më 5 nëntor të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ai ishte në paraburgim që nga 30 gushti i atij viti, kur ishte arrestuar nga Policia si i dyshuar për sulmin në Kuvendin e  Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?