Epoka e tmerrit: Uragane, tërmete, Kim Jong-un. Ja çfarë tjetër e pret Tokën

Epoka e tmerrit: Uragane, tërmete, Kim Jong-un. Ja çfarë tjetër e pret Tokën

Ka ende nga ata që mendojnë se Irma Mizore, uragani i cili në këto orë po bën kërdinë në Florida, është në fakt shumë e ëmbël. Fanatikët e Shtetit Islamik në Twitter, shkruajnë se Irma është “ushtari më i fundit i Zotit”. A mund të ketë një çiftëzim më të frikshëm? Uragani përbindësh dhe Shteti […]

A mund të ketë një çiftëzim më të frikshëm? Uragani përbindësh dhe Shteti i vetëshpallur Islamik, por që është edhe thjeshtë një përbindësh. Për më tepër në prag të 11 shtatorit, pas një jave të kaluarduke folur për një tjetër uragan, Harveyn, si dhe testet në Korenë eVeriut dhe rrezikun bërthamor. Është epoka e frikës: e konfirmon një studim i Pennsylvania State University, sipas të cilit ankthi ka kaluar depresionin si shqetësimi më i madh psikologjik, të paktën mes studentëve amerikanë.

“Është e vërtetë, kemi më shumë frikë se kurrë ndonjëherë. Një frikë që udhëton nëpër kabllo: në ato të televizorëve, që ofrojnë në mënyrë obsesive të njëjtat pamje të katastrofave dhe sulmeve terroriste. Dhe rrjeteve sociale që shërbejnë si amplifikues”, thotë Richard Jon, që jep leksione mbi Perceptimin e Riskut në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe drejton studimet e CREATE – Qendra për Analizat Ekonomike dhe tëRiskut në Ngjarjet Terroriste.

“Sa më shumë që flasim për diçka, aq më shumë i trembemi. Edhe pse nukmund të na godasë në asnjë mënyrë: rëndësi ka vetëm procesi iamplifikimit”.

Në të njëjtën kohë, super informimi në epokën e Lajmeve të Rreme shkakton edhe efektin e kundërt: skepticizmin. Merrni atë që ka ndodhur, pikërisht me Irmën. Guvernatori i Kalifornisë, Rick Scott ka përsëriturderi në momentin e fundit se qëndrimi në shtëpi ishte i rrezikshëm: “Mos vini në rrezik jetët tuaja dhe ato të familjeve tuaja”. Scott u përpoq të ofrojë një dozë të urgjencës dhe bonsensit, pa mbjellë panikun që dota kish bërë të pakontrollueshëm evakuimin e pothuaj shtatë milionë njerëzve.

Sa keq, shkruan Washignton Post, që pikërisht në orët më të frikshme, jo të gjithë foln në të njëjtin drejtim. Drejtuesi radiofonik RushLimbaugh, ultrakonservatori mik i Trumpit, ka lënë të kuptohet prej disa ditësh se “uraganët nuk janë asnjëherë ashtu si i përshkruajnë”, duke thënë se ishte një montazh televiziv. Vetëm se, më pas pezulloi edhe programin e tij që transmetohet nga Palm Beach, për të shpëtuar edhe ai.

Dhe çfarë të thuash për Alex Jones, që në faqen konspiracioniste Infowars ka thënë se Irma ishte një montazh i shkencëtarëve për të bërë që të besohet ngrohja globale? në fund të fundit, ka shtuar ai, Harvey dhe Irma erdhën pikërisht teksa Hollywoodi po përgatitet që të nxjerrë filmin katastrofik “Geostorm”.

Dikush në Amerikë tani flet për ndëshkim hyjnor dhe për fundin e botës. Amerika e Trumpit, më e ndarë se kurrë, gjysma kritike ndaj një presidenti që u heq pluhurin edhe fantazmave të nazizmit, dhe gjysma njëshoqëri gjithmonë e më e përzierë, është në prag të krizës nervore?

“Frika ka qenë gjithmonë instrument i politikës”, thotë John. Në të djathtë përmenden terroristët islamikë dhe pushtimet e imigrantëve. Në të majtë Vëllai i Madh dhe ndryshimet klimatike. Psikologët e dinë prej kohësh: frika lidhet me emocionet që nxit dhe jo probabilitetin që diçka të ndodhë vërtetë”./La Repubblica.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?